Ministra e re e Arsimit, Evis Kushi ka folur pas marrjes së detyrës së re, e cila iu prezantua dje nga kryeministri Rama. Kushi falenderon të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe urimi, po ajo vetë ndjen një përgjegjësi shumë të madhe me postin që iu ofrua duke i sjellë sfida të reja në jetë.
"Do të punojë fort që të nderoj kolegët dhe Elbasnain tim", tha Kushi, ndërsa shtoi se provimet për të nuk mbaruan me marrjen e doktoraturës, por se ky post është privimi m ë i madh i jetës së saj.
"Të dashur miq, Ju falenderoj pa masë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme. Kur mora doktoraturën në Staffordshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s'ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t'ia dalë faqebardhë. Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve. Faleminderit shumë edhe njëherë të gjithëve!", shkruan Evis Kushi
Ditën e djeshme Besa Shahini u largua nga posti i ministres dhe në vend të saj u emërua Evis Kushi, duke shënuar kështu ndryshimin e parë në qeveri.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush do të fitojë zgjedhjet në bashkinë e Kukësit?
-
Halilaj i PS
65.6%
-
Vata i BF
25.9%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 892
Lajme të tjera
-
U shkarkua si ministre Arsimi, reagon për herë të parë Evis Kushi: Jam e bindur që do vijojnë reformat e nisura
11 Shtator, 16:04
-
Miratohen ndryshimet në qeveri! Vijnë Koçiu, Hasani, Mazniku dhe Denaj! Shkarkohen 5 ministre! 'Shtyhet' emërimi i Metes dhe Ibrahimajt
11 Shtator, 08:28
-
Kabineti i ri, Rama i dërgon sot Presidentit për dekretim ndryshimet në qeveri! Vijnë Mete, Koçiu, Hasani, Mazniku dhe Denaj! Ikin 5 ministre
5 Shtator, 10:14
-
Asambleja e PS/ Rama ndryshon gati gjysmën e kabinetit qeveritar! Emrat e ministrave të rinj! Largohen Kushi, Xhaçka, Krifca, Bilali dhe Ekonomi
4 Shtator, 18:23
-
Viti shkollor 2023-2024, Balla e Kushi prezantojnë paketën e sigurisë: Lufta kundër ‘spaçatorëve’, sfida kryesore e policisë
1 Shtator, 12:09
-
Përgatitjet e shkollave, Kushi në Roskovec: E nisim vitin shkollor me mjedise moderne dhe terrene të reja sportive
30 Gusht, 17:54
-
Kushi vizitë në shkollën 9-vjeçare ‘Jeronim De Rada’, gati laboratorët e rinj të shkencave për 800 nxënës
28 Gusht, 14:57
-
FOTOT/ Stafi i Ministrisë së Arsimit dhuron gjak për fëmijët talasemikë
26 Gusht, 11:45
-
Më 1 shtator nis shpërndarja e teksteve në shkolla, për herë të parë nxënësit e klasave 2 dhe 3 marrin libra të rinj falas
21 Gusht, 15:39
-
Shpallen fituesit e projekteve të kërkimit shkencor në arsim, do promovojnë një model të ri bashkëpunimi mes kërkuesve, pedagogëve e bizneseve
15 Gusht, 09:36
-
Regjistrimet e klasave të para dhe të 10, nga 21 gushti deri më 1 shtator faza e dytë e aplikimeve! Procedura zgjat vetëm pak minuta
14 Gusht, 21:54
-
Rejvi Dervishi, 15-vjeçari autor i 2 librave të suksesshëm për fëmijë
5 Gusht, 21:46
...provimi me i veshtire ... dhe rroga me e mire... dhe edhe vleresimi per vetveten, natyrisht...
PërgjigjuEdi ja ka fut kot,ka me te pergatitur se ajo,arsimi ka nevoje per nje njeri i gjithanshem.Mund te kesh mbaru me 10 e mbrojt dktoratura po nuk dite me drejtu je kot.Nuk i kemi pa ndonje shkelqim ne parlament
PërgjigjuI dashur Martin, me vjen keq se i di mire hartimet dhe esete. Them qe jam e shkolluar disi me nje master ne Gjermani dhe doktorature ne Shqiperi, dhe jam e punesuar ne sektorin privat. Nuk ja kam nevojen njeriu. Sa per ate doktorarturte te kopjuar, ne se ju pretendoni qe u kopjoka dhe ne Angli atehere nuk ja vljejne komentet. Sa per ato mesatare 10 me fal po keto 30 vjet studenti i peses mund te te dale me 10. Ajo te pakten e ka shkollimin me mbi 9 ne fakt por kur shkolles i thuhej shkolle. Gjithsesi ky eshte mendimi im dhe them qe nuk jam e gabuar. Ti mendo ndryshe une te respektoj.
PërgjigjuPas elbasanit vjen partia dhe me pas km
PërgjigjuE dashur Manola , meqë ti qenke e qetë se e paske siguruar një vend pune të bësh hartime për shefen, po të them se s'jemine të qetë. Po të informoj se hartimit janë jashtë mode dhe është koha e eseve. Dmth: është koha e njerëzve me këllqe dhe me vizion që të përballen me situatën e sikletshme për të gjithë.Ke pafund studentë me mesatare 10 ,qytetare me doktoratura të pakopjuara që mezi sigurojnë një vend specialisti ose detyrohen të lenë vendin sepse janë të pavlerësuar. Po s'ke faj dhe ti. Je e re në këtë zanat. Do mësosh si të mbrosh duke përdoruar argumentin,jo fig letrare. Zbrit dhe ti në tokë se në hënë vështirë të shkosh.
PërgjigjuMe kopje edhe kjo,
PërgjigjuMartin dhe Ilir, ju dhe ne te gjithe te jemi te qete per ministren e re te arsimit. Koha do e tregoje dhe do te me jepni te drejte. Mbi te gjitha eshte nje zonje e zgjuar dhe korrekte. Ka qene e shkelqyer ne mesime do te thote qe e do shkollen dhe arsimin. Ka qene ne universitet me mesatare mbi 9, jO pak. Ne nuk na gjindet, per Linditen e ka mezataren 6 nuk e duam, kjo me mesatare 9 prap nuk e duam, madje dhe me doktorature ne Angli jo nuk e duam, 25 vjet pedagoge, jo nuk e duam. Nuk na ngelet tjeter veçse ta marrim ne hene.
PërgjigjuNje person qe s'ia kemi degjuar zerin per asgje. Tipike e njerezve qe s'dine cfare duan dhe cfare perfaqesojne. Firmos kunder 3 ligjeve te integrimit dhe pastaj kur behet deputete kuptoi qe ia kishte "keputur kot". Te shpresojme qe femijet tane t"ia dalin edhe kesaj situate me dhe pa ministra kukulla.
PërgjigjuBo bo cna gjeti! Nga shiu ne bresher...!
Përgjigju