Nuk ndodhte që prej 2004/ OECD ul riskun e Shqipërisë, tërheqëse për investitorët e huaj

Nuk ndodhte që prej 2004/ OECD ul riskun e Shqipërisë, tërheqëse për investitorët e huaj

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), ka përmirësuar notën e riskut të Shqipërisë, nga 6 që ishte më parë, në 5. Hera e fundit që Shqipëria ishte përmirësuar në nivelin e riskut nga OECD ka qenë viti i largët 2004. Në këtë mënyrë, Shqipëria rezulton një ndër 4 vendet e vetme që kanë shënuar përmirësim, në listën prej 201 shtetesh. Klasifikimi i vendeve behet mbi bazën e 7 kategorive të riskut, ku sa më e lartë nota, aq më i lartë rreziku.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat pas këtij vlerësimi, Ministria e Ekonomisë dhe Financave thekson se përpjekjet e qeverisë shqiptare drejt konsolidimit fiskal dhe përmirësimit të klimës së biznesit vijojnë të vlerësohen pozitivisht nga institucionet ndërkombëtare. "Vetëm pak ditë pasi agjencia prestigjioze Standard and Poor’s konfirmoi vlerësimin B+ për Shqipërinë, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka përmirësuar vlerësimin e saj ndaj nivelit të riskut në Shqipëri. Përmirësimi i vlerësimit për Shqipërinë do të thotë se vendi ynë bëhet më tërheqës për investitorët e huaj", thuhet në deklaratën e Financave. 

Çfarë është vlerësimi i riskut të OECD?
Vendet klasifikohen mbi bazën e 7 kategorive të riskut, ku sa më e lartë nota, aq më i lartë rreziku. Praktikisht, një investitor i huaj i cili kërkon të vijë në Shqipëri, kërkon nga agjencitë e specializuara në këtë sektor që të dijë nivelin e riskut të vendit, dhe në bazë të këtij risku edhe polica e sigurimit të investimit varion, duke bërë që investitorët të kenë leverdi të shkojnë drejt vendeve më risk më të ulët, çka përkthehet veç të tjerash edhe në një policë sigurimi më të ulët për ta, pra investim më të vogël. Kjo do të thotë se, ulja e nivelit të riskut nga OECD mund të përkthehet në një afrim të investitorëve më huaj, duke qenë se Shqipëria ka një risk më të ulët dhe bëhet më tërheqëse për ta.

Në rajon, Shqipëria ka barazuar kështu Maqedoninë dhe Serbinë me nivelin e riskut në 5, ndërkohë që Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje Hercegovina kanë nivelin më të lartë të mundshëm të riskut, në 7. Vendet e zhvilluara, përfshirë ato të Eurozonës dhe Bashkimit Europian nuk klasifikohen. Ndër vendet e klasifkuara, ato si Singapori, Hong Kongu apo Kuëaiti kanë nivelin më të ulët të riskut./ Scan

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjin bue shpata: 05/02/2019 14:34

    Kjo eshte bjeri gajdes!. Shiko investimet e huaja perreth dhe e merr vesh se ç'shkallë rreziku kane per keto vende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur