Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ka mbërritur në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk ku do të takohet me kryeministrin Jens Frederik Nielsen.

Frederiksen do ta informojë Nielsen për bisedimet që pati me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Në komentet e tyre publike në 48 orët e fundit, si Frederiksen ashtu edhe Nielsen deklaruan vazhdimisht se integriteti territorial dhe sovraniteti mbeten vijat e tyre të kuqe në çdo bisedë me SHBA-në, ndërsa thanë se do të ishin të hapur për të folur për forcimin e sigurisë së rajonit të Arktikut.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se nuk do të vendosë tarifa, pasi është arritur pajtueshmëri për kornizën e marrëveshjes për Grenlandën.

Gatë fjalimit para udhëheqësve botërorë në Davos, ai kishte thënë se donte bisedime të menjëhershme për ta blerë Grenlandën.

Trump kishte përjashtuar përdorimin e forcës, duke theksuar: “Ndoshta s’do të marrim asgjë, përveç nëse vendos të përdor forcë dhe fuqi të tepruar, por nuk do ta bëj këtë”.

Ai thotë se dëshiron ta ketë kontrollin mbi territorin autonom të Danimarkës, për arsye të sigurisë kombëtare.

Ndërkaq, Parlamenti Evropian pezulloi procesin e ratifikimit të marrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të tensioneve lidhur me Groenlandën.

Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë për Grenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-në.