1769604010_paokselanik.jpg

55-vjeçari nga Larissa me shumë gjasa kishte një problem me zemrën dhe thuhet se i ishte caktuar një ndërhyrje kirurgjikale.

"E marta e zezë" për PAOK-un nuk u ndal te shtatë viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, pasi një tjetër tifoz i klubit nga Selaniku ndërroi jetë kur mësoi për aksidentin. Zemra e 55-vjeçarit në Larissa nuk e përballoi lajmin tragjik, duke ndalur.

Sipas medieve greke, mes shtatë viktimave ishte edhe një mik i tij, ndaj 55-vjeçari i cili kishte caktuar një operacion në zemër pas pak ditësh, nuk mundi të përballonte tragjedinë.


Lajmi kryesor:

Klithma e vdekjes dhe furgoni i zi që mori jetën e 7 tifozëve të PAOK-ut, Selaniku në zi! Mjeku tregon dëshminë e të plagosurit: U bllokua timoni