'Nuk përjashtojmë askënd', ç’po ndodh me Ilir Metën?

'Nuk përjashtojmë askënd', ç’po ndodh me Ilir Metën?

Ilir Meta

Para zgjedhjeve të Kukësit, Ilir Meta ka dhënë një sinjal të çuditshëm në lidhje me partitë e opozitës. Pikërisht në konfliktin më të ashpër mes PD-së dhe Foltores, Meta, i cili ka mbledhur kryesinë e Partisë së Lirisë, ka thënë se “ne do të kemi raport të sinqertë me çdo faktor opozitar”. Edhe pse duket gjuhë e drunjtë, fakti është se kjo është një frazë e ndryshme nga aleati i tij i ngushtë Sali Berisha, të cilit i ka ofruar siglën e partisë. Berisha, në çdo deklaratë përjashton në mënyrë të prerë Lulzim Bashën.

“Partia e Lirisë ka pasur dhe do të ketë raport parimor me çdo faktor tjetër opozitar. Ne kemi sakrifikuar disa herë për të mbrojtur opozitarizmin e vërtëtë dhe pluralizmin.”, tha Meta.

Sipas tij shkatërrimi i pluralizmit dhe opozitës mbetet qëllimi i kësaj qeverie. Meta u shpreh se mosveprimi i drejtësisë në kohë ndaj aferave më të mëdha po i krijon mundësi qeverisë të grabisë qindra million euro.

“Shkatërrimi i pluralizmit dhe opozitës mbetet qëllimi i kësaj qeverie. Korrupsioni i shfrenuar është sistemik dhe nuk mund të jetë përgjegjësi individuale  e drejtuesve të institucioneve. Situata është dhe më e rëndë epiqender e këtij korrupsioni sistemik është te zyra e kryeministrit aktual. Mosveprimi i drejtësisë në kohë ndaj aferave më të mëdha po i krijon mundësi qeverisë të grabisë qindra million euro.  Përgjegjësitë bien mbi opozitën për rikthim të ligjshmërisë në vend. PL duhet të luajë rolin si opozitë e vendosur e udhëhequr nga interesi kombëtar. Afera e inceneratorëve është e njohur botërisht", tha Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën