Kryeministri bullgar, Boyko Borissov do të ndëshkohet me gjobë prej 174 dollarë për shkelje të vendimit për vendosje të maskës gjatë një vizite në manastir, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Kiril Ananiev ka marrë vendim të hënën që të rikthejë vendimin për vendosje të maskave në ambiente të brendshme publike, pas rritjes së numrit të rasteve të prekura me koronavirus.
“Të gjitha personat që kanë qenë pa maska mbrojtëse në kishë, gjatë vizitës së kryeministrit, do të ndëshkohen”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë për agjencinë e lajmeve, Reuters.
Ministria ka thënë se në këtë vendim përfshihen Borissov, gazetarët dhe stafi tjetër medial që ka përcjellur vizitën në kishë.
Manastiri ortodoks, Rila, është më shumë se 1,000 vjet i vjetër, prandaj konsiderohet një prej atraksioneve turistike në këtë shtet.
Bullgaria pati nisur të lehtësojë masat e kufizimit, të vëna pas shpërthimit të koronavirusit të ri, mirëpo javën e kaluar autoritetet kanë regjistruar 606 raste të reja të infektimit, duke e çuar shifrën totale të të prekurve në 3,984.
Prej tyre, 207 persona kanë vdekur.
Pas rritjes së shifrave të infektimit, vendosja e maskave është bërë sërish e detyrueshme në ambiente të mbyllura publike, përfshirë autobusët dhe trenat.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Votohet qeveria e re në Bullgari, kryesohet nga Rosen Zhelyskov
17 Janar, 17:12
-
Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen
15 Janar, 22:55
-
Aksidenti me 45 viktima nga Maqedonia e Veriut, Gjykata Bullgare: Shkaktare Agjencia e Infrastrukturës Rrugore, dëmshpërblim 10 mijë euro çdo familjari të viktimave
9 Janar, 15:45
-
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtare të plota të Zonës Schengen
1 Janar, 15:44
-
Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të plota të zonës Schengen
12 Dhjetor 2024, 11:49
-
Ylli i ri i peshëngritjes shqiptare, Kristi Muça fiton medalje në Bullgari
20 Nëntor 2024, 19:25
-
Bullgaria mban sot zgjedhjet parlamentare! Qendrat e votimit janë hapur dhe në Tiranë, Elbasan, Korçë e Kukës
27 Tetor 2024, 10:59
-
Bullgaria mban sot zgjedhjet parlamentare
27 Tetor 2024, 10:34
-
Kumbaro takim me ministrin e turizmit të Bullgarisë: Marrëveshje e përbashkët për të çuar përpara ekonomitë e dy vendeve
24 Tetor 2024, 11:54
-
Greqi/ Bullgarët mashtrojnë shqiptaren në Santorini dhe i marrin 98 mijë euro
3 Shtator 2024, 08:15
-
Presidenti bullgar nënshkruan ligjin që ndalon 'promovimin' e komunitetit LGBT në shkolla
15 Gusht 2024, 19:00
-
Pse po e bojkoton samitin e NATO-s presidenti prorus i Bullgarisë?
5 Korrik 2024, 11:31