Nuk respektonte masat anti-COVID, gjobë një lokali në Durrës

Nuk respektonte masat anti-COVID, gjobë një lokali në Durrës

Foto ilustruese

Vijojnë kontrollet e policisë për respektimin e masave antiCOVID.  Një lokal në Durrës është konstatuar duke thyer masat COVID pasi ushtronte aktivitet jashtë orarit të lejuar dhe është gjobitur.

Administratori i këtij lokali, shtetasi me iniciale S.C. u ndëshkua me 1.000.000 lekë. Ndërkohë ditën e djeshme në Tiranë u gjobitën 2 lokale të tjera.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, mbrëmjen e djeshme inspektoi shërbimet e Policisë së kryeqytetit, për të parë nga afër zbatimin e masave anti-COVID dhe punën që po bën Policia në këtë drejtim.

Nga bilanci i Ministrisë së Shëndetësisë, dje u raportuan 12 viktima dhe 956 të infektuar nga koronavirusi.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar