DURRES - Shtatë punonjës të Zyrës të Regjistrimit të Pasurisë së Pajuatshme në Durrës jan shkarkuar nga detyra pasi nuk i shërbyen në kohë qytetarëve. Mes të shkarkuarve janë 4 juristë dhe 3 hartografë, ndërsa për 5 punonjës të tjerë është dhënë vërejtje. Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë, punonjësit nuk kanë respektuar urdhrin e ministrit Ylli Manjani për afatet e shërbimit. 

Zyra hipotekore në Durrës - thuhet në përfundim të njoftimit - fton të interesuarit të aplikojnë për vendet e lëna bosh në ZVRPP e qytetit bregdetar, pas shkarkimit të 7 punonjsve. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)