Elvana Gjata nuk arriti të shkonte në Eurovizion. Pas kësaj ngjarje këngëtarja mesa duket ka vendosur të fshij çdo gjë nga rrjetet e saj sociale ka ka lidhje me festivalin.
Nëse shikon faqen zyrtare të Instagramit të artistes shohim që hera e fundit që postimi i fundit është më 31 tetor 2024. Ndërsa kënga "Karnaval' që ajo u prezantua në festival nuk është askund përveçse në Youtube.
Kjo është hera e dytë që artistja konkuron dhe nuk fiton për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
"Shkodra Elektronike" fitoi Festivalin e Këngës dhe do të perfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Shkodra Elektronike mori 143 pikë ndërsa Elvana Gjata arriti të merrte vetëm 135 pikë.