Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty

Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty

Stresi

Reperi i njohur, Stresi, ka bërë një postim të drejtpërdrejtë në Instagram ku kritikoi ashpër RTSH-në për organizimin e festivaleve. Në shkrimin e tij, ai e quan institucionin “dallaverxhi deri në rrënjë” dhe thekson se është i njohur me situatën dhe mënyrën se si funksionojnë këto aktivitete.

Ndërkohë, ai ka falënderuar Top Channel-in për mundësitë që u ka dhënë artistëve përmes festivaleve si “Top Fest”. Gjithashtu, Stresi i ka dedikuar fjalë mirënjohjeje Ardit Gjebreas për vlerësimin dhe mbështetjen që u ka dhënë artistëve në “Kënga Magjike”.

"Festivali RTSH??? Dallaverxhi deri në rrënjë janë… ju betohem sepse e di komplet çfarë luhet aty… faleminderit topchannelalbania që falë tyre dikur na mundësuan nëpër festivalet Top Fest e shumë të tjera të afirmoheshim si artistë. Faleminderit Ardit Gjebrea për Kënga Magjike që na vlerësuat me çmime dhe na dhatë mundësinë atëherë. Sa për festivalin RTSH jeni i M i madh”, shkroi Stresi në Instagram.

Ky reagim i Stresit vjen pas finales së ‘Fest 63’ ku fitues i çmimit të parë u shpall “Shkodra Elektronike”, ndërsa vendin e dytë e mori Elvana Gjata.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues