'Nuk u jap dot bukë 4 fëmijëve', aktori i njohur në krizë të thellë

'Nuk u jap dot bukë 4 fëmijëve', aktori i njohur në krizë të thellë

Aktori i njohur, Charlie Sheen

Dikur ishte një nga aktorët më të paguar por sot ai nuk u siguron dot as gjërat më minimale fëmijëve të tij. Aktori i njohur është shumë i stresuar pasi nuk fiton dot më para si më parë.

Carlos Irwin Estévez i njohur ndryshe si Charlie Sheen, është një nga aktorët amerikanë më të njohur por që së fundmi e ka zënë kriza ekonomike. Ai fitonte 1.8 milion dollarë për çdo episod në serialin e mirënjohur “Two and Half Men”. Por më pas Sheen u pushua nga puna pasi u arrestua me rastin e kërcënimit të krijuesit të serialit, Chuck Llorea, i cili vendosi ta zëvendësojë me Ashton Kutcherin.

Ylli i televizionit ka pohuar për “People Magazine” se nuk po mundet dot t’u sigurojë ushqim katër fëmijëve që i ka me tre ish-bashkëshortet. “People Magazine” ka siguruar një dokument gjyqësor që vërteton kërkesën aktorit për modifikimin e pagesave.

“Nuk mund të gjej një punë të përhershme sepse kam përfunduar në listën e zezë të shumë aspekteve të industrisë argëtuese,”- pohoi aktori për të njëjtën media. Sheen, i cili thuhet se ka pasuri më pak se 10 milionë dollarë, tha se nuk mund të paguajë disa borxhe për të fejuarën e saj, të cilës i referohet si “e kaluara”. Aktori, i cili vjen nga një familje hollivudiane, në vitin 2010 ishte ylli më i paguar në televizion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BLENDI: 04/08/2018 12:18

    Keto jane "halle" o njerez,Kot ankohemi ne per veshtiresite e jetes Sone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike