Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar në Instagram pasi kënga e saj "Sekret" nuk u kualifikua për natën finale të festivalit më të madh europian, Eurovision. Me anë të një postimi në Instagram, Hajati thotë se e priste këtë rezultat ndërsa është e bindur se ka fituar dashurinë e njerëzve.

"Edhe nëse do të isha në finale, do të renditesha e fundit! E dija! Por dashuria që kam marrë është pamasë! Unë e fitova Eurovision sepse fitova publikun! Dhe publiku është gjithmonë i drejtë! Ju dua", shkroi këngëtarja.

Më pas ajo ka reaguar sërish duke thënë se e ka merituar finalen!

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! TE DUA“-shkruan ajo.

Këngëtarja shqiptare bëri një performancë me një koreografi ritmike që i shkonte edhe këngës. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi pasi këngëtarja nuk u kualifikua për në natën finale.

Postimi i Ronela Hajatit në Instagram

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:24
Ronela Hajati reagon sërish: Dje dola për të pirë, për të harruar! Ndjej dhimbje të madhe në gjoks sepse e merituam finalen

1652257985_sekret.jpg

Shqipëria, e përfaqësuar nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”, nuk arriti të kualifikohej në finale, mirëpo këngëtarja shqiptare është e mendimin se nuk ka qenë një vendim i drejtë. Kjo sepse sipas saj, e ka merituar finalen, madje thekson edhe faktin se performanca e saj "Sekret" ka kaluar 1 milion klikime në Youtube.

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! TE DUA“-shkruan ajo.