'Sekreti' i Ronela Hajatit nuk shkon në finalen e Eurovision! Ja lista e plotë e 10 shteteve të kualifikuara (VIDEO)
Ronela Hajati me këngën e saj 'Sekret" ka çelur natën e parë të festivalit më të madh muzikor Europian, Eurovision. Këngëtarja shqiptare ka bërë një performancë të mirë me një koreografi ritmike që i shkonte edhe këngës, teksa shpërtheu edhe me vokalin e saj në skenën e madhe në Torino të Italisë ku rrëmbeu edhe duartrokitet e publikut.
ITALI- Ronela Hajati me këngën e saj 'Sekret" ka çelur natën e parë të festivalit më të madh muzikor Europian, Eurovision. Këngëtarja shqiptare ka bërë një performancë të mirë me një koreografi ritmike që i shkonte edhe këngës, teksa shpërtheu edhe me vokalin e saj në skenën e madhe në Torino të Italisë ku rrëmbeu edhe duartrokitet e publikut.
Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar pasi këngëtarja shqiptare nuk u kualifikua në natën finale.
Ngjyra të ndryshme kulturore, elementë tradicionalë dhe moderne bëhen bashkë për të sjellë edhe njëherë për publikun, magjinë e festivalit më të madh muzikor në Europë. Në total konkurrojnë 35 vende.
Shfaqja filloi në orën 21:00 , drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali ku mikpritësit ishin Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan. Të enjten, gjysmëfinalja 2 do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 18 këngë.
Kujtojmë se Rusia është përjashtuar nga konkursi i këtij viti për shkak të luftës në Ukrainë.
'Faleminderit që mbështesni Ukrainën', ja performanca e grupit ukrainas që ngriti në këmbë publikun dhe shpërthyen duartrokitjet në Eurovision (VIDEO)
Ukraina përfaqësohet sot në Eurovision Kalush Orchestra - Stefania, një performancë e cila është vjen në kushte aspak të zakonta, kur vendi i tyre është nën pushtimin e Rusisë. Mbështetjen e tregoi sot publiku edhe në Torino ku shpërthyen në duartrokitje.
'Faleminderit që mbështesni Ukrainën', tha këngëtari në fund të performancës.
Del VIDEO/ Ja performanca e plotë e Ronela Hajatit në Eurovision! Për pak minuta merr mbi 100 mijë klikime në Youtube
Ronela Hajati ka përfunduar performancën e saj në Eurovision me këngën e saj "Sekret", ku nga video zyrtare e hedhur këngëtarja shqiptare ka marrë mbi 100 mijë klikime në vetëm pak minuta. Mbi 250 komente kanë vlerësuar performancën e këngëtares shqiptare.
Ronela Hajati në Eurovision, ja mënyrat si të votoni këngëtaren shqiptare
Ronela Hajati përfaqëson Shqipërinë ne festivalin më të njohur europian, Eurovision. Këtu keni edhe mënyrën se si do të mund të votoni për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet ky votim. Kjo vlen vetëm për emigrantët shqiptarë, pasi shqiptarët nga Shqipëria nuk mundet të votojnë.
Pak minuta nga nisja e Eurovison, ja si duket Ronela Hajati
Kur ndajnë vetëm pak minuta nga nisja e Eurovisionit përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati shfaqet e veshur totalisht me rozë dhe shoqërohet nga katër djem balerinë dhe nga koreografia Klaudia Pepa.
Në fotot e para para nisjes së Eurovision Ronela duket shumë e qeshur dhe padyshim plot emocione.
Kujtojmë se Ronela Hajati do jetë ajo që do hapë këtë mbrëmje magjike të Eurovision me këngën e saj “Sekret”
Ishte si jemi ne shqiptarët "Kot Fare",,,po mire kjo po ata qe epaskan nxjerrë fituese të Festivalit tonë të këngës ç paskan qenë ,,,tamam punë shqiptare
Përgjigju
Nona na tirona: 11/05/2022 08:42
U tu boft nona ty mi se na knoqu me aato b.tht E pasme e te parmet. Cuni Im rri gjith dite tu lujt lojra në kompjuter dhe buk harron te haj.. amon kudole ti te keqe nona e la kompjutrin U knoq ty pa ty me ate kongen qe e qave .. me Hoqe mallit e atyre qe dalin te bishti zhurrit në rrogozhin .
Përgjigju
Kompozitori: 10/05/2022 22:40
Më në fund një këngë që përfaqëson më së miri Shqipërinë : një iper bordello patronazhistesh. Suksese
Përgjigju
Toni: 10/05/2022 22:54
Hahahahahahaha. Na kenaqe. Ska me nevoje per koment. Sekreti na paska qene me nxjerre b..jashte.
Timi: 10/05/2022 22:27
Veshje skandaloze, koreografi skandal. Pse nuk citohet komenti i prezantuesit italian per kengen?
Përgjigju
Julia: 10/05/2022 22:13
Dmth kjo quhet kenge? Ke qejf kur degjon Luan Zhegun edhe mbas 30 vjetesh dhe te kenaqet shpirti
Përgjigju
Korca: 10/05/2022 22:06
Asgje nuk kuptova. Kenge pa tekst dhe shume keq e veshur.
Përgjigju
Makiwa71: 10/05/2022 21:53
Baleti më pelqeu, po kanga aspak, më vjen keq po kështu e gjykoj unë.ta shohim në fund sa vota tash po merr.
Përgjigju
Fakovsky: 10/05/2022 21:42
Shume zhurme per asgje
Përgjigju
B*3: 10/05/2022 21:19
Edhe pse teksti nuk me ngjit shume, per mua shkelqeu, cdo gje ishte perfekt. Suksese!
Përgjigju
Taku: 11/05/2022 08:11
Vulgu qe ka mbytur tallavane shqiptare mori pergjigjen e merituar. Kjo eshte nje shuplake e forte nga kultura europiane qe duhet te shkunde te gjithe ata qe zhgarravitin skenat dhe ekranet tona me banalitete te tilla.
Ishte si jemi ne shqiptarët "Kot Fare",,,po mire kjo po ata qe epaskan nxjerrë fituese të Festivalit tonë të këngës ç paskan qenë ,,,tamam punë shqiptare
PërgjigjuU tu boft nona ty mi se na knoqu me aato b.tht E pasme e te parmet. Cuni Im rri gjith dite tu lujt lojra në kompjuter dhe buk harron te haj.. amon kudole ti te keqe nona e la kompjutrin U knoq ty pa ty me ate kongen qe e qave .. me Hoqe mallit e atyre qe dalin te bishti zhurrit në rrogozhin .
PërgjigjuMë në fund një këngë që përfaqëson më së miri Shqipërinë : një iper bordello patronazhistesh. Suksese
PërgjigjuHahahahahahaha. Na kenaqe. Ska me nevoje per koment. Sekreti na paska qene me nxjerre b..jashte.
Veshje skandaloze, koreografi skandal. Pse nuk citohet komenti i prezantuesit italian per kengen?
PërgjigjuDmth kjo quhet kenge? Ke qejf kur degjon Luan Zhegun edhe mbas 30 vjetesh dhe te kenaqet shpirti
PërgjigjuAsgje nuk kuptova. Kenge pa tekst dhe shume keq e veshur.
PërgjigjuBaleti më pelqeu, po kanga aspak, më vjen keq po kështu e gjykoj unë.ta shohim në fund sa vota tash po merr.
PërgjigjuShume zhurme per asgje
PërgjigjuEdhe pse teksti nuk me ngjit shume, per mua shkelqeu, cdo gje ishte perfekt. Suksese!
PërgjigjuVulgu qe ka mbytur tallavane shqiptare mori pergjigjen e merituar. Kjo eshte nje shuplake e forte nga kultura europiane qe duhet te shkunde te gjithe ata qe zhgarravitin skenat dhe ekranet tona me banalitete te tilla.