Basha braktis Salianjin, ‘trurin’ e Babales dhe ‘Xhisielës’/ Deputeti dorëhiqet nga nënkryetar i grupit të PD: Numërimi më la jashtë Kryesisë

Basha braktis Salianjin, ‘trurin’ e Babales dhe ‘Xhisielës’/ Deputeti dorëhiqet nga nënkryetar i grupit të PD: Numërimi më la jashtë Kryesisë

Ervin Salianji, deputet i PD

Pas dy dështimeve të njëpasnjëshme, ajo për çështjen "Babalja dhe "Xhisiela", kryetari i PD Lulzim Basha ka vendosur të spostojë nga vendimmarrja në parti deputetin Ervin Salianji. I konsideruar si i preferuari i Lulzim Bashës, të cilit i besoi disa funksione në parti vitet e fundit, Salianji nuk arriti të zgjidhej anëtar Kryesie gjatë zgjedhjeve të shtunës së kaluar në Këshillin Kombëtar. Pas disfatës brenda partiake, Ervin Salianji ka dhënë dorëheqjen nga Sekretari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ai thumbon me anë të një statusi në rrjetet sociale duke thënë që “numërimi” e la jashtë për vetëm një votë. 

Salianji shkruan gjithashtu se dorëheqja pas çdo rezultati duhet të kthehet në standart në politikë për çdo mosarritje. Deputeti demokrat thotë se kjo dorëheqje nga funksioni partiak i jep atij mundësinë të takojë dhe dëgjojë demokratët për t'u përgatitur, dhe për të bërë fushatë për të rifituar besimin e organeve të larta të partisë. Nga nesër, si përherë, shkruan Salianji, do të jem në terren për të organizuar dhe mbështetur protestat e vendosura nga mbledhja e Këshillit Kombëtar. 

Ervin Salianji njihet për denoncimin e audiopërgjimit të "Babales" (Albert Veliut) ku pretendohej se ishte regjistruar Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj teksa fliste për një ngarkesë droge drejt Italisë, që më pas rezultoi montazh. Rolin e Agron Xhafajt e kishte luajtur kunati i "Babales", Fredi Alizoti. Video që denoncoi Salianji në konferencë për mediat i ishte dorëzuar nga gazetari Jetmir Olldashi. Gjithashtu, një tjetër çështje që është kthyer në kosto për Salianjin është ajo "Xhisiela", gjithashtu rezultoi fluskë sapuni. 

Dorëheqja e Salianjit:

Falenderoj demokratët dhe miqtë që më kanë mbështetur dhe më mbështesin! 

Numërimi për kryesinë më nxori jofitues me 1 votë, kjo matematikë duhet lexuar me përgjegjësinë e duhur. Ndaj duhet marrë koha e nevojshme për të vendosur se çfarë duhet të bëj më shumë për të merituar besimin, për të luftuar me qeverinë, apo të bëj opozitë më të fortë për të qënë përfaqësues i demokratëve për një fitore edhe në numra edhe në frymë. 

Gjykoj që çdo herë verdikti duhet lexuar qartë dhe duhen mbajtur përgjegjësi, mendoj që politika dhe Partia Demokratike ka nevojë për vendosjen e një standarti përgjegjësie, ku secili sipas funksionit mban përgjegjësi! Gjykoj që dorëheqja shumë shpesh e munguar në politikë duhet të kthehet standart! Funksioni im politik si sekretar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike i takon të zgjidhet nga kryesia e re, për këtë arsye jap dorëheqjen! Kjo me jep më shumë mundësi të takoj dhe degjoj demokratet per tu pergatitur, dhe per te bere fushate per te rifituar besimin e organeve te larta te partisë!

Nga nesër, si përherë, do të jem në terren për të organizuar dhe mbështetur protestat e vendosura nga mbledhja e Këshillit Kombëtar! Largimi i Rames nëpërmjet protestave si objektiv i vendosur tashmë do jetë prioriteti dhe lufta e gjithë demokratëve, ashtu si dhe imja!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 21/01/2019 16:14

    ate peshkun qe mbaje ne dore,fute ne b.. tani,ta futi dhe djali i faros

    Përgjigju
  • Fredi: 21/01/2019 14:43

    Or limon i shtrydhun boj gam gam sa t dush, nuk pjer dh askush per ty!

    Përgjigju
  • Fredi: 21/01/2019 14:43

    Or limon i shtrydhun boj gam gam sa t dush, nuk pjer dh askush per ty!

    Përgjigju
  • Fredi: 21/01/2019 14:43

    Or limon i shtrydhun boj gam gam sa t dush, nuk pjer dh askush per ty!

    Përgjigju
  • Fredi: 21/01/2019 14:43

    Or limon i shtrydhun boj gam gam sa t dush, nuk pjer dh askush per ty!

    Përgjigju
  • Fredi: 21/01/2019 14:43

    Or limon i shtrydhun boj gam gam sa t dush, nuk pjer dh askush per ty!

    Përgjigju
  • Sifi: 21/01/2019 14:40

    Behu gati Salianj se dosja babale po vjen ne gjykate

    Përgjigju
  • Tirona: 21/01/2019 14:38

    Mos na iku Babalja na dh***.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë