Djegia me acid e shtetases Dhurata Tërshana 11 vite më parë në Sheshin ‚Nënë Tereza‘ në Tiranë dhe moszbardhja e këtij krimit 11 vite më vonë i ka kushtuar Shqipërisë një dënim nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Vendimi është dhënë një javë më parë më 4 gusht ku gjykata ka vendosur të dënojë me 14.720 euro shtetin shqiptar. Sipas gjykatës, Tërshanës në këtë rast viktimë e sulmit me acid i janë shkelur të drejtat dhe për 11 vite institucionet shqiptare duke bërë përgjegjëse prokurorinë dhe policinë kanë dështuar të zbardhin krimin.
Në deklarimet e saj Tërshana e cila më 29 korrik 2009 ka qenë duke ecur me shoqet e saj pranë Sheshit ‚Nënë Tereza‘ kur është sulmuar me acid duke pësuar djegie në 25% të trupit dhe vetëm pas 14 ndërhyrjeve kirurgjike të bëra jashtë vendit ka mundur të shpëtojë.
Ajo është shprehur se s‘ka mundur të njohë agresorin dhe konflikti i vetëm që ka pasur ishte me ish bashkëshortin shtetasit me iniciale E.A.
Por edhe pse ky shtetas është arrestuar asokohe, por kurrë nuk u provua autorësia e krimit. Një tjetër detaj që ka sjellë penalizimin e Shqipërisë me vendimin e 4 gusht 2020 është edhe prania e gjurmëve të gishtrinjëve të autorit të këtij krimi, por kjo provë thotë gjykata s‘është vlerësuar nga institucionet shqiptare.
Një tjetër pikë e konsideruar shkelje nga gjykata europiane është fakti se nuk është kryer asnjë ekspertizë kimike për acidin e përdorur me argumentin se s‘kishte ekspertizë, dhe për këto viktima s‘ishte informuar në asnjë fazë të hetimit.
Ndërsa me këtë vendim të parë për moszbardhjen e këtij krimi drejtësia europiane ka vënë një gurë për të lehtësuar dhimbjen nga moszbardha e krimit ga autoriutetet shqiptare për Tërshanën e cila sot është 36 vjeç.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4337
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reagimet për betimin e Trump/ Begaj: Krenohemi për aleancën me SHBA! Ambasadori shqiptar: Të forcojmë partneritetin
20 Janar, 19:30
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
(Vetë) Vrasja e elitave
9 Janar, 11:56
-
‘U luftua korrupsioni!’ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit! Do identifikohen kufizimet që pengojnë rritjen ekonomike
8 Janar, 16:39
-
Kreshnik Spahiu: Çdo 1 janar udhëtoja Tiranë-Durrës dhe s’kalonte asnjë veturë në 36 kilometra rrugë
4 Janar, 17:49
-
Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit, më shumë se çdo vend në Rajon, as shtetit
1 Janar, 15:15
-
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
31 Dhjetor 2024, 19:10
-
Kreshnik Spahiu në REPORT TV: Personazh i vitit janë ‘Tifozat Kuqezi’! Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër më 11 Maj! PD e PS duhet të ishin të jashtëligjshme
29 Dhjetor 2024, 18:51
Do ja heqe gjoben avokatka e re e shtetit qe ka 6 muaj qe ka filluar detyren dhe qe merret me gjyqet e veta jo te shtetit
PërgjigjuSikur zonja te kishte shume para,ndoshta mund te ishte ne gjendje te paguante per te marre si avokate znj.E.Ballanca ,se me siguri do ta ndihmonte te demshperblehej me te pakten nje milion $,sa u demshperblye pallati.Duket qe nje pallat I paligjshem vleka me shume se demet fizike ,emocionale e financiare te nje gruaje te thjeshte.
PërgjigjuEdhe thon pastaj pse bejn vetgjygjesi njerzit.
Përgjigju14,720 euro eshte te tallesh.. Gjykata Evropiane duhet ti kishte kripur koken shtetit shqiptare. Eshte krim mizore i kane shkateruar jeten. Plehra!
PërgjigjuPo mor shok po se taksat e mija do shkojn te gjtha per ate ku di un mund ta ket kerku vet ajo.. skom pse paguj un se kruhet tjetra