- Presidentja Jahjaga priti Ndihmës Sekretaren e shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Azi, ambasadoren Victoria Nuland-
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim ndihmëssekretaren e shtetit të SHBA-ve për Evropë dhe Azi, ambasadoren Victoria Nuland
PRISHTINË, 13 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Ndihmës Sekretaren e shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Azi, ambasadoren Victoria Nuland, me të cilën diskutoi për përparimet e Kosovës dhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.
Ndihmëssekretarja Nuland ritheksoi përkrahjen e fuqishme të qeverisë Amerikane për Kosovën dhe përpjekjet e saj drejt integrimit më të gjerë Euro-Atlantik. Ajo theksoi rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe progresin e implementimit të marrëveshjes për normalizim të arritur në Bruksel më 19 Prill 2013.
Nuland mirëpriti vlerësimet e Presidentes në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe korrupsionit dhe u pajtua me nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm.
Presidentja Jahjaga e falënderoi Ndihmës Sekretaren Nuland për përkrahjen e jashtëzakonshme të SHBA-së për të çimentuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon dhe ka inkurajuar përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian dhe NATO, bën të ditur Presidenca kosovare në njoftimin zyrtar të sapodërguar.
Presidentja Jahjaga tha se me angazhimin në dialogun intensiv me Republikën e Serbisë, Republika e Kosovës do që të krijojë normalizim dhe të forcojë sovranitetin e saj.
Presidentja theksoi se progresi i arritur deri tani është i rëndësishëm, por që zbatimi i marrëveshjeve të arritura me ndihmën e BE-së janë faktorë kyç, përshirë edhe largimin e barrikadave që janë pengesë serioze në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet dy vendeve.
Presidentja Jahjaga siguroi Nndihmës Sekretaren Nuland se "dialogu me Serbinë do të vazhdojë të jetë prioritet dhe ka theksuar nevojën e kushtëzimit të rrugës së Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së me përparimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel".
Presidentja Jahjaga gjithashtu ka adresuar sfidën e sigurisë që paraqet radikalizmi për Kosovën dhe rajonin. "Kosova i është përgjigjur me konstruktivitet duke ndërmarrë hapa të fuqishëm ligjorë dhe të sigurisë për të mposhtur këtë kërcënim dhe se shumica e qytetarëve të Kosovës janë kundër këtij fenomeni negativ. Kosova nuk do të jetë vend i sigurt ose rrugë tranzitore për këto elemente dhe do të punojmë në partneritet të ngushtë me aleatët tonë për të adresuar këto kërcënime", tha Jahjaga.Sa i përket formimit të qeverisë së re, Presidentja Jahjaga vlerësoi përfundimin e suksesshëm të procesit zgjedhor në Kosovë dhe tha se ajo është e përkushtuar të veprojë si faktor uniteti për të siguruar funksionimin demokratik të institucioneve në një proces kredibil, transparent dhe gjithëpërfshirës duke theksuar që institucionet e reja duhet të shtyjnë përpara Kosovën dhe axhendën drejt BE-së./k.s/
/Shqiptarja.com