Ndonëse fjalimet e Sali Berishës nga dritarja e shtëpisë së tij, ku po qëndron nën arrest shtëpie, mund ta çojnë në burg, ish Kryeministri e ka shkelur këtë mbrëmje për herë të tretë vendimin e GJKKO e cila ia ndalon të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton.

Në një video që Report Tv disponon shihet se edhe numri i militantëve që janë mbledhur poshtë pallatit në rrugën “Mustafa Matohiti” po venitet. Këtë mbrëmje ata janë pakësuar edhe më shumë, saqë numërohen me gishtat e dorës.

Për gati 20 minuta edhe këtë mbrëmje si një natë më parë Berisha u shfaq nga dritarja e banesës së tij, ku ndodhet në arrest shtëpiak me mikrofon në dorë duke mbajtur fjalim të parapërgatitur çka duket edhe nga fletët që mbante në duar.  

Kurse në vendimin e 30 dhjetorit Gjykata kishte vendosur që Sali Berisha të mos kishte komunikim me asnjë person, përveç bashkëjetuesve të tij. Krahas dy herëve që ka folur nga dritarja Berisha e theu këtë vendim edhe në një komunikim që ka pasur me gazetarët e Bild.

Pashtë pallatit të të atit, në mbështetje të tij u shfaq edhe e bija Argita Berisha, bashkëshorti i së cilës Jamarbër Malltezi, ndodhet po në arrest shtëpie për të njëjtën çështje, skandalin e privatizimit të klubit Partizani dhe ndërtimit aty të një blloku me 17 kulla, i akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim dhe patrim i produkteve të veprës penale.