Numërimi, deri në 23:40 ka 
përfunduar 94.5% në mbarë vendin

Numërimi, deri në 23:40 ka <br />përfunduar 94.5% në mbarë vendin
TIRANË- Numërimi i fletëve të votimit ka përfunduar në masën 94.5% në rang vendi. Procesi ka përfunduar plotësisht në qarkun e Dibrës, Korçës, Kukësit, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Numërimi në përgjithësi ka ecur i qetë dhe pa incidente, ndërkohë që komisionerët kanë bërë pushime për shkak të lodhjes.

TAHIRI: BRENDA 8-ORARIT TË ARDHSHË MBYLLET NUMËRIMI NË TIRANË
Saimir Tahiri është shprehur në një lidhje direkte për "A1 Report" se "procesi i numërimit edhe në njësinë nr.6 dhe gjithë zaz-të e Tiranës, përjashtuar disa episodeve, ka qenë një proces, që na rrit përgjëgjësinë ndaj qytetarëv"e.

"Rezultati na jep mundësinë të reazlijmë gjithë anagazhimet, ta shlyejmë me sa më shumë punë. Kam besim që do t’ia arrijmë. Ka dhe disa kuti të njësisë 5,4,9. Kam besim që me këtë tendencë do kapim 19 mandate. Parashikojmë që brenda 8-orarëshit të ardhshëm të jetë mbyllur gjithë numërimi", bëri të ditur Saimir Tahiri.
 
"Do të dimë të kemi një qeverisje përtej numrave të koalicionit. Do kemi një qeverisje për gjithë shqiptarët pavarësisht preferencës së tyre partiake", theksoi ai.
 
Pyetjes mbi mbarëvajtjen e koalicionit, Tahiri iu përgjigj: "Nuk ka për të pasur arsye për shqetësimin më të vogël në kolaicionin tonë. Nuk do jetë garë numrash, as përballje forcash, por angazhim i përbashkët. Punësimi, mirëqenia, shëndoshja e ekonomisë, arsimi duhen adresuar në qeverinë e ardhshme. Kam dëshirë të flas për problemet se sa për konfiguracionet politike, që nuk kanë rëndësi".

ORA 23:00 NDËRPRITET PROCESI I NUMËRIMIT NË LIBRAZHD, SHOQËROHEN KOMISIONERËT E LSI
 
Procesi i numërimit është ndërprerë në Vendin e Numërimit të Votave në Librazhd. Sipas raportimeve të bëra nga gazetari i Tv “A1 Report”, Andi Qosja, komisionerët e Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim” janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.
 
Korrespondenti ynë, thotë se jashtë kësaj KZAZ-je, ndodhen shumë simpatizantë të Partisë Demokratike.

ORA 20:22 - NUMËROHEN 30 NGA 74 KUTI GJITHSEJ
KZAZ-të në rrethin e Kurbinit kanë nisur nga puna. Numërimi ishte bllokuar prej ditës së sotme, pasi ishin larguar komisionerët e LSI, por tani numërimi po vijon normalisht. Deri tani janë numëruar 30 nga 74 kutitë gjithsej dhe 4 kuti janë në proces.

ORA 19:30 PERFUNDON NUMERIMI I 88,7% TE FLETEVE TE VOTIMIT NE RANG VENDI 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri ne orën 19:30 ka përfunduar numërimi në 88,7% të fletëve të votimit në të gjithë vendin.

ORA: 18:25 - MBARON NUMËRIMI NË FIER, ASHE 11 MANDATE
Sapo mbaroi numërimi për qarkun e Fierit, ku Aleanca për Shqipërinë Europiane, drejtuar nga Edi Rama siguroi 11 mandate, ku 9 janë përfaqësues të Partisë Socialiste.
"Në ZAZ 59  rreth 2.2 herë më shumë vota krahasuar me koalicionin e Berishës, edhe pse me komuna të vështira si Dermenasi, Mbrostari. Edhe pse kudo nëpër këmbë kishim para të korruptuara e të krimit, të hedhura nga lloj lloj kandidatësh dhe parti politike", u shpreh kandidati për deputet i PS në këtë qark, tashmë fitues, Ervin Koçi.

ORA 16:30 PERFUNDON NUMERIMI I 86 % TE FLETEVE TE VOTIMIT NE RANG VENDI
 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri ne orën 16:30 ka përfunduar numërimi në 86 % të fletëve të votimit në të gjithë vendin. Sipas qarqeve, fletët e votimit të numëruara në përqindje, janë:
 
Shkodër 91%
Kukës 100%
Lezhë 81%
Dibër 100%
Durrës 84.4%
Tiranë 75.1%
Elbasan 90.4%
Fier 79.7%
Berat 91%
Korçë 100%
Gjirokastër 84%
Vlorë 97.2%
 
Janë numëruar në total 86 % të kutive, pra 4710 kuti.

ORA 13: 40 PERFUNDON NUMERIMI I 80% TE FLETEVE TE VOTIMIT NE RANG VENDI
KQZ-ja ka njoftuar se deri në orën 13:30, në rang vendi janë numëruar 80% e fletëve të votimit ose e qendrave të votimit. Sipas qarqeve, fletët e votimit të numëruara, në përqindje janë:
  • Shkodër 83%
  • Kukës 93%
  • Lezhë  81%
  • Dibër 100%
  • Durrës 79%
  • Tiranë 66%
  • Elbasan 83%
  • Fier 75%
  • Berat 90%
  • Korçë 100%
  • Gjirokastër 67%
  • Vlorë 94%
TOTALI NE RANG VENDI: 80 %

ORA 11:00 KQZ NGA 89 KZAZ U NUMERUAN 39 
KQZ në një njoftim të orës 11:00 informon se nga 98 KZAZ në të gjithë qarkun ka përfunduar numërimi në 39 KZAZ

ORA 10:00 NUMEROHET 27 KUTI NGA 83 NE KZAZ NR.38 TEK MUZEU KOMBETAR
Në KZAZ nr 38 tek Muzeu Kombëtar që i përket njësisë nr.9, nga 83 kuti janë numëruar 27 deri tani. Aktualisht numërimi është ndërprerë pasi komisionerët kanë kërkuar pushim. 

ORA 9:00 PËRFUNDON NUMËRIMI NË 73.98 % TË QENDRAVE TË VOTIMIT 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në ora 09:00 të mëngjesit të sotëm, numërimi i votave ka përfunduar në 73.98 % të qendrave të votimit në të 12 qarqet e vendit, ndërsa procesi ka vijuar edhe gjatë orëve të natës. Sipas KQZ-së në rang kombëtar, numri i QV-ve që kanë përfunduar numërimin është 4075 qendra votimi nga 5508 të ngritura gjithsej në vend. 
  • BERAT janë numëruar 84,77% = 256 nga 302 kuti
  • DURRES janë numëruar 70,95% = 315 nga 444 kuti
  • FIER janë numëruar 68,40% = 394 nga 576 kuti
  • KORCE janë numëruar 98,66% = 441 nga 447 kuti
  • LEZHE janë numëruar 80,23% = 207 nga 258 kuti
  • TIRANE janë numëruar 57,67% = 820 nga 1422 kuti
  • ELBASAN janë numëruar 74,07% = 400 nga 540 kuti
  • GJIROKASTER janë numëruar 56,12% = 133 nga 237 kuti
  • KUKES janë numëruar 92,31% = 156 nga 169 kuti
  • SHKODER janë numëruar 77,70% = 324 nga 417 kuti
  • VLORE janë numëruar 84,95% = 367 nga 432 kuti
Redaksia online
(e.s/mag/ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë