ORA 03:13 KQZ:ORA 03:13, PËRFUNDON NUMËRIMI NË 66.27 % TË QENDRAVE TË VOTIMIT
KQZ njofton se deri në 03:13 janë numëruar 66.27% e kutive të votimit. Ka përfunduar në 3650 qendra votimi nga 5508 të ngritura gjithsej në vend.
BERAT janë numëruar 75,50% = 228 nga 302
DURRES janë numëruar 51,35% = 228 nga 444
FIER janë numëruar 60,42% = 348 nga 576
KORCE janë numëruar 98,66% = 441 nga 447
LEZHE janë numëruar 80,23% = 207 nga 258
TIRANE janë numëruar 45,85% = 652 nga 1422
DIBER janë numëruar 88,26% = 233 nga 264
ELBASAN janë numëruar 70,56% = 381 nga 540
GJIROKASTER janë numëruar 55,70% = 132 nga 237
KUKES janë numëruar 82,25% = 139 nga 169
SHKODER janë numëruar 74,58% = 311 nga 417
VLORE janë numëruar 81,02% = 350 nga 432
01:24 VLORE, SHTYHET NUMERIMI I VOTAVE NE NJE VNV
Procesi i numërimit të votave në VNV e vendosur në shkollën “Halim Xhelo” në qytetin e Vlorës. Sipas raportimeve të Drejtoreshës së “Shqiptarja.com” Anila Basha nga ky qytet, ky proces pritet të vazhdojë mëngjesin e së martës, rreth orës 08:00.
ORA 00: 57 VLORË, BLLOKOHET NUMËRIMI TE SHKOLLA ‘HALIM XHELO’
Prej më shumë se një ore është bllokuar procesi i numërimit të votave te shkolla ‘Halim Xhelo’ në Vlorë. Brenda qendrës së votimit ndodhen forca të shumta policie dhe nuk jepet asnjë arsye pse është bllokuar numërimi.
00:15 BELE: DO VIJOJME TE JEMI ME 84 MANDATE DERI NE FUND TE PROCESIT
Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Socialiste, Koli Bele e ka cilësuar normal procesin e numërimit të votave. I pyetur nga gazetarja e Tv “A1 Report” lidhur me ecurinë e deritanishme të këtij procesi, Bele tha se ka pasur edhe bllokime apo ndërprerje të procesit të numërimit në disa KZAZ edhe për shkaqe të lodhjes së numëruesve.
“Këtu është një infrastrukturë e tërë që po monitoron procesin. Në 16-17 KZAZ, ka përfunduar procesi i numërimit dhe tabulumit. Dhe po numërohet në të gjitha KZAZ e ngelura. Duke pasur parasysh lodhjen, procesi ka ngecje. Në Shkodër, në Tiranë është bllokuar disa herë procesi, për shkak të incidenteve, refuzimeve të numëruesve për të vijuar numërimin, etj. Kjo është pjesë e një procesi zgjedhor me standarde, por duhet të kemi parasysh se disa vonesa vijnë si pasojë e lodhjes. Por ka pasur edhe ndalime të nxitura apo të motivuara në disa KZAZ”, tha Bele.
Sa i takon mundësisë së ndërprerjes së numërimit të votave në disa KZAZ, dhe shtyrjes së këtij procesi për të vijuar mëngjesin e së martës, Bele tha se duhet të vijohet deri në përfundim të tyre.
“Në disa KZAZ kanë ngelur pak kuti votimi për t’u numëruar dhe ne na duket ‘no sens’ për të lënë për nesër në mëngjes numërimin e këtyre kutive”, vijoi Bele.
Më tej, Koli Bele, tha se nëse vijohet me këto ritme numërimi, ky proces mund të përmbyllet paraditen e së martës.
“Aktualisht janë numëruar diku te 60 % të numrit të përgjithshëm të kutive, dhe nëse do procesi do vazhdojë kështu, dita e nesërme është një afat normal që ky proces të përmbyllet në gjithë territorin e vendit. Duke llogaritur edhe pushimet për shkak të lodhjes, mendoj se diku nga mesdita po diçka më shumë të përmbyllet ky proces. Dhe gjasat që të lëvizë ky proces është thuajse zero. Rezultati është i njohur diku tek 84 mandate dhe besoj se nuk do të ketë ndryshime”, u shpreh Bele.
Ndërsa sa i takon situatës në KQZ, për shkak se vijon të jetë më 4 anëtarë, Bele tha se “Prioritet i momentit është refundimi i procesit të numërimit, më pas jemi të bindur se do gjendet zgjidhja e duhur ligjore. Ka një dritare që është dërgimi i çështjes në kolegjin zgjedhor”.
ORA 00:15 BOSHATISET SELIA E PARTISË DEMOKRATIKE
Disa minuta pasi kishte kaluar mesnata, edhe ata pak persona që ndodheshin në selinë e Partisë Demokratike janë larguar. Kurse kryeministri Berisha gjatë gjithë ditës së sotme nuk ka shkuar fare në selinë e PD, edhe pse ishte lajmëruar se do të shkonte, por ka rezultuar alarm i rremë. Gjatë ditës së sotme në selinë e PD ka qenë Gert Bogdani, i cili u largua në drekë si dhe Majlinda Bregu e cila gjithashtu u largua, Të vetmit që qëndruan deri në orët e vona të darkës në selinë e PD kanë qenë gazetarët dhe mediat e ndryshme.
ORA 23:54 TIRANË, SHKËPUTET ENERGJIA NË KZAZ-NË NR.33
Disa minuta para mesnate, në qendrën e numërimit të votave në KZAZ-në nr.33 te ‘Bajram Curri’, është shkëputur energjia elektrike, e cila ka shkaktuar dhe ndërprerjen e procesit të numërimit të votave. Për shkak të mungesës së energjisë, janë fikur edhe ventilatorët. Mungesa e energjisë elektrike është vonuar për vetëm për disa, por më pas ka ardhur përsëri duke normalizuar edhe procesin e numërimit.
ORA 22:56 RIFILLON PROCESI I NUMERIMIT NE KZAZ NR.33
Në KZAZ numër 33 në Tiranë ka rifilluar procesi i numërimit të votave pas gati 6 orësh ndërprerje. Tashmë ka filluar puna në 6 komisonet e numërimit në këtë kZAZ të vendosur tek shkolla "Bajram Curri".
ORA 10:53 BLLOKOHET NUMERIMI TEK “SHKOLLA E KUQE”, TERHIQEN KOMISIONERET E PD
Procesi i numërimit të votave është ndërprerë në KZAZ numër 37 në Tiranë, të vendosur pranë “Shkollës së Kuqe”.
Shkak për këtë ndërprerje është bërë tërheqja e komisionerëve të numërimit të Partisë Demokratike nga ky proces.
Lajmi bëhet i ditur nga përfaqësues të LSI, të cilët kanë konstatuar problematikën në këtë Qendër të Numërimit të Votave.
ORA: 22:30 - GJIROKASTËR, PS 3 MANDATE, LSI 1 MANDAT, PD, 1 MANDAT
Në Gjirokastër pritet administrimi i procesverbaleve të tjera. Deri tani, siç raporton gazetari i "A1 Report" nga Gjirokastra, janë 3600 vota për PS, 1404 për LSi, 2000 vota për PD, 339 vota për PR, 403 vota për PBDNJ.
Deri tani mandatet janë 4 me 1 në favor të PS, e cila ka 3 mandate dhe tenton për të katërtin, ndërsa LSI ka 1 mandat dhe PD 1 mandat. Por nuk janë hapur kutitë në bastione të djathta, në komunën e Frashërit në Përmet, në komunën Kurvelesh në Tepelenë apo në bashkinë e Libohovës, bastion i PD apo dhe komunën e Lazaratit, hambar i PD dhe të djathtës. PR ka një rritje të përfaqësimit. PS tenton ta marrë vetë mandatin e katërt, pasi LSI-së i duhen edhe 3000 vota të tjera, që të mund të kapë mandatin e dytë në Gjirokastër.
ORA 22.15 PRITET TE RIFILLOJE NUMERIMI NE KZAZ NR.33
Në KZAZ numër 33 në qytetet të vendosur në shkollën “Bajram Curri” pritet të rifillojë numërimi i votave.
Ky proces u ndërpre rreth orës 16.00 të pasdites së sotme, pas incidentit të ndodhur në këtë KZAZ.
Dëri në momentin e ndërprerjes së procesit, për këtë qendër numërimi ishin numëruar 12 kuti, ndërsa pritet të numërohen edhe 68 kuti të tjera.
Sipas raportimeve të gazetares sonë në këtë KZAZ, Gentjana Haxhiu, “në këto momente po bëhen gati komisionerët për vijuar procesin e numërimit. Vetëm njëri komisionin nuk ka të pranishëm anëtarët, ndërsa 5 të tjerët janë të pranishëm”.
Në këtë KZAZ, sipas raportimeve ka një ndryshim të numëruesve, në mënyrë që numëruesit e paradites të pushojnë.
ORA 21:45 LSI: FUTEN NJERËZ PA AUTORIZIM TE SHKOLLA E KUQE DHE 1 MAJI
Tiranë – Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar policinë se fut njerëz të paautorizuar te shkolla e Kuqe dhe te shkolla 1 Maji. Sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim, më këto dy ZAZ paraqiten probleme sepse futen njerëz pa autorizim në numërimin e votave dhe policia nuk bën asgjë për t’i ndaluar.
ORA 21.00 NDERPRITET NUMERIMI NE SHKODER DHE MALESI TE MADHE
Janë konfrontuar fizikisht kandidati për deputet i partisë Socialiste në rrethin e Malësisë së Madhe, Paulin Sterkaj me kreun e komunës Kastrat Viktor Popaj.
Shkak është bërë një debat gjatë numërimit në ZAZ-në Malësisë së Madhe. Për pasojë, numërimi në këtë ZAZ është ndërprerë për disa minuta, por momentalisht procesi I numërimit ka vijuar sërish.
Nga ana tjetër edhe në qytetin e Shkodrës është ndërprerë procesi I numërimit në ZAZ numër 4, pranë shkollës “Azem hajdari” në Kiras.
Anëtarët e ZAZ-së pretendojnë se përreth godinës qëndrojnë persona të armatosur dhe për këtë kanë kërkuar ndërprerjen e numërimit deri në momentin që do të ndërhyjë policia e Shkodrës.
Ata janë ankuar se numërimi po pengohet edhe nga qytetarë të shumtë, të cilët janë grumbulluar përreth ZAZ-së.
ORA 22:30 KQZ:ORA 20:00, PËRFUNDON NUMËRIMI NË 52.81 % TË QENDRAVE TË VOTIMIT
KQZ njofton se deri në 20:00 janë numëruar 45.33% e kutive të votimit. Ka përfunduar në 2497 qendra votimi nga 5508 të ngritura gjithsej në vend.
BERAT janë numëruar 59,60% = 180 nga 302
DURRES janë numëruar 33,33% = 148 nga 444
FIER janë numëruar 49,31% = 284 nga 576
KORCE janë numëruar 84,79% = 379 nga 447
LEZHE janë numëruar 70,16% = 181 nga 258
TIRANE janë numëruar 33,68% = 479 nga 1422
DIBER janë numëruar 67,80% = 179 nga 264
ELBASAN janë numëruar 51,85% = 280 nga 540
GJIROKASTER janë numëruar 43,04% = 102 nga 237
KUKES janë numëruar 77,51% = 131 nga 169
SHKODER janë numëruar 60,67% = 253 nga 417
VLORE janë numëruar 72,45% = 313 nga 432
ORA 20:10 - PS, SALIANJI: MATERIALI NË KZAZ 33 ËSHTË I PAPREKUR
"Materiali në KZAZ 33 në Tiranë është i paprekur". Këtë ka deklaruar përfaqësuesi ligjor i PS, Eridian Salianji për atë që sot u quajt incident zgjedhor. "Sot në orën 15:00 në prani të kzaz ka qenë kandidati i PD, Ben Qirjaku, kur kzaz ishte pushim dhe s’kishte njerëz për procedurën e numërimit. Kemi ardhur këtu dhe kemi njoftuar prokurorin për veprimet, që mund të ndodhin. Ka ardhur prokuroria dhe është bërë verifikimi dhe rezulton se materiali është i paprekur", ka thënë Salianji. Sipas tij, kzaz sa ka mbaruar procesin e verifikimit të materialit zgjedhor dhe së shpejti nis numërimi.
ORA 20:00 - BREGU: NUMËRIMI PO NGUSHTON DIFERENCËN
Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu doli sot në mbrëmje në një konferencë për shtyp. Ajo u përqendrua tek numërimi i votave, "i cili po vazhdon, duke e ngushtuar diferencën mes dy koalicioneve", theksoi Bregu.
Bregu i mëshoi standardeve të zgjedhjeve. "Ky proces, ashtu si dhe procesi i votimi po vazhdon normalisht dhe duke respektuar Kodin Zgjedhor. Është e rëndësishme të ruhen deri në fund strandartet më të larta të këtyre zgjedhjeve".
"Në emër të Partisë Demokratike shpreh mirënjohje dhe falenderim për të gjithë numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit për përpjekjet e tyre për një proces të shpejtë dhe të saktë. I ftoj të numërojnë me durim dhe vendosmëri çdo votë të qytetarëve. Procesi duhet të vazhdojë normalisht, në çdo qendër votimi dhe asnjë forcë politike nuk duhet ta bllokojë atë, siç është sinjali në disa KZAZ", bëri thirrje Bregu.
ORA 20:00 - KQZ: MEDIAT TË TREGOJNË SE TË DHËNAT MERREN NGA KQZ
KQZ ka dalë në një konferencë për shtyp, në të cilën zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj ka nisur të shpjegojë se "ka pasur shumë zëra për transparencën". Ajo ka theksuar se "të gjitha të dhënat, mediat i kanë marrë nga monitorët e KQZ dhe janë informacione zyrtare në kohë reale". Duke shtuar se "në faqet e internetit, informacionet nuk janë kaq të zgjeruara sa janë këtu. Do doja që mediat të tregohen transparente dhe të thonë që informacionet janë zyrtare dhe nga KQZ".
KQZ: ORA 19:00, PËRFUNDON NUMËRIMI NË 41.59 % TË QENDRAVE TË VOTIMIT
Në rang kombëtar deri në ora 19:00 është votuar në masën 41.59%. Procsi ka përfunduar në 2291 Qendra Votimi nga 5508 të ngritura gjithsej në shkallë vendi
BERAT janë numëruar 50,99% = 154 nga 302
DURRËS janë numëruar 21,40% = 95 nga 444
FIER janë numëruar 32,99% = 190 nga 576
KORÇË janë numëruar 66,67% = 298 nga 447
LEZHË janë numëruar 56,98% = 147 nga 258
TIRANË janë numëruar20,68% = 294 nga 1422
DIBËR janë numëruar 41,67% = 110 nga 264
ELBASAN janë numëruar 30,93% = 167 nga 540
GJIROKASTER janë numëruar 27,00% = 64 nga 237
KUKES janë numëruar 73,37% = 124 nga 169
SHKODER janë numëruar 41,25% = 172 nga 417
VLORE janë numëruar 54,17% = 234 nga 432
ORA 16:03 PS AKUZON SE DO NDRYSHOHESHIN KUTITË NË KZAZ 33, TEK SHKOLLA "B.CURRI"
Një rast i paprecedent ka ndodhur në një qendër numërimi në Tiranë që ndodhet në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri”, KZAZ-në nr.33. Gjashtë punonjës të ÇEZ-it me makinë kanë hyrë fshehurazi brenda në oborrin e KZAZ-së nr.33 dhe komisionerët e PS-së i kanë kyçuar ata brenda dhe kanë njoftuar policinë. Ata kanë mundur të largohen me shpejtësi nga prapa shkollës. Policia ka shpallur në kërkim Igli Çelën, që dyshohet se ka dëmtuar materialet, por që ende nuk është provuar. Ata kanë qënë të shoqëruar prej dy kandidatëve të PD-së, Arben Qirjakos dhe Tahir Muhedinit.
TIRANË –ORA 15:34 NUMERIMI NE TIRANE
KZAZ e njësisë nr 9 deri në këto momente vetëm një kuti është hapur. Numërimi ka nisur me vonesë. PS para me 101 vota dhe PD
KZAZ 26 që ndodhet te gjimnazi "Ismail Qemali" në Tiranë janë numëruar 42 kuti nga 80 që janë në total. Kryeson PS, madje dhe në zonat bastion të PD si Kashari ku PS ka 1400 vota më shumë.
KZAZ 27 që ndodhet te gjimnazi "Ibrahium Rugova" në Kamëz, janë numëruar 36 kuti votimi nga 92 që ka në total. Kryeson PD me rreth 2300 vota
KZAZ 28 që ndodhet te gjimnazi "Isa Boletini" në Paskuqan, ka numëruar 21 kuti, nga 92 që ka në Total. Ka përfunduar numërini i kutive të komunës Dajt, ku PS kryeson me 1764 vota
KZAZ 29, që ndodhet te shkolla "1 Maj" dhe ka 9 komuna, Farkë, Petrelë, Ndroq, Prezë, etj, janë numëruar 20 kuti nga 103 që janë. Partia Socialiste kryeson me vetëm 50 vota më shumë
ORA 15:00 U NUMERUAN 192 KUTI, PROCESI I QETE
15:00 Në qarku Vlorë janë numëruar 192 nga 432 kuti votimi. Koalicioni i majtë 65.02 %. Koalicioni i djathtë 30.75%. FRD 1.08%. AK 0.64% dhe Arben Malaj ka 2. 3%
ORA 12:15 PERFUNDON NUMERIMI NE SHIJAK,PS KRYESON ME 344 VOTA
Në orën 12:15 mësohet se ka përfunduar numërimi në Shijak dhe në 17 kuti që u numëruan, kryesoi e majta me 344 vota.
ORA 12:05 TIRANE, DYFISHI I KUTIVE NE KZAZ NR.30, DO NUMEROHET EDHE PER KRYETARIN E RI TE NJESISE
Në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë ku ndodhet KZAZ-ja nr. 30 janë 68 kuti për t’u numëruar për zgjedhjet për Kuvendin dhe 68 të tjera për minibashkinë, pasi kryetarja e kësja njesie, Lindita Nikolli, është e gjashta në listën e PS-së për deputet. Në fillim po numërohen votat për Kuvendin. Janë numëruar vetëm 5 kuti dhe priten të dalin rezultatet e para. Nga 5 qendrat e votimit, pra nga 5 kutitët e numëruara deri tani rezulton se PS-ja ka marrë 604 vota; PD-ja 495 vota dhe LSI-ja, 103 vota. FRD-së I janë dhënë 9 vota.
ORA 11:30 MBYLLET NUMERIMI NE ÇOROVODE
Përfundon numërimi në Çorovodë. PS fiton me 1020 vota, LSI mori 1581, PD 289 vota, PR 74 vota. Në këtë ZAZ u numëruan 6 qendra votimi. Koalicioni i majtë ka fituar me 80% kundrejt koalicionit të djathtë 20%
ORA 11:15 KQZ RAPORTON MBYLLJEN E NUMERIMIT NE NJE KZAZ TE KORÇES DHE RINISJEN E NUMERIMIT NE TE TJERAT
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në orën 11:15, ka nxjerrë rezultatet e para sipas KZAZ-e në të gjitha qarqet. Nga të dhënat ka rezultuar se numërimi ka përfunduar në KZAZ-në nr.76 të qarkut të Korçës ku pritet të dalë rezultati.Ndërkohë, në KZAZ-të e tjera vazhdohet të numërohet ose pritet të rinisë numërimi pas një kohe pushim. Bllokim të numërimit nuk ka pasur.
ORA 11:00 PS: KA VONESA TË PASQYRIMIT TË REZULTATIT ONLINE
KQZ mblidhet për të diskutuar në lidhje me procesin e numërimit të kutive. PS kërkoi të dijë sesa janë kutitë e numërimit në kohë reale, duke treguar se ka një diferencë kohore mes numërimit real dhe asaj që është hedhur në sistem online. Këtë e kërkoi Eridian Saliani përfaqësuesi ligjor i PS-së.
" Është problem i rëndësishmë që KQZ mbështetur në një udhëzim të saj, të gjithë informacionin e jep të kontrolluar. S’ka gjë për tu shqetësuar”- tha Kosovrasti i PD-së. Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi nga ana e saj tha se i verifikojmë të gjitha. “Pavarësisht se i vonojnë në kohë, KQZ është përgjegjës për informacion prandaj duhet të jetë shuam i sigurtë nga cfarë pasqyron e jep."
ORA 10:25 NUK KA NISUR ENDE NUMËRIMI I 82 KUTIVE NË KZAZ NR.38
Njesia 9 KZAZ 38, janë 82 kuti për t’u numëruar. Që mbrëmë kanë nisur debatet dhe një pjesë e numëruesve kanë qënë në komisionet e votimit dhe kanë pasur nevojë të pushojnë. Debatet për numërimin kanë nisur gjatë natës dhe as sot paradite numërimi nuk ka filluar. Në rastin më të mirë pritet të nisë në orën 11:00.
ORA 10:15 TIRANË, KZAZ NR 33, KRYESOJNË TË MAJTËT NË 7 KUTITË E PARA
Në KZAZ-në nr 33 në Tiranë, që I përket njesisë 4, nga 40 kuti janë numëruar 7 dhe ka rezultuar: PS me 845 vota, PD me 678 vota dhe LSI me 137 vota. Numërimi ka nisur në orën 5:30 të mëngjesit dhe tani, pas hapjes së 7 kutive, komisionerët do të pushojnë deri në orën 18:00. Ata nuk do zëvendësohen nga të tjerë, do të jenë të njëjtët, kësisoj që procesi do ndërpritet për disa orë.
ORA 10:19 KOLONJE MBYLLET PROCESI I VOTIMIT, FITON PS
Në Kolonjë përfundon procesi i numërimit të votave. Partia Socialiste fiton me 1800 vota më shumë se Partia Demokratike, informon korrespondenti ynë Bardhyl Berberi.
ORA 9:25 KORÇË, PS E VETME KRYESON ME 1500 VOTA
Në qarkun e Korçës janë hapur 25 kuti nga totali. Kryeson me 1500 vota PS-ja pa aleatët. Kurse, në Pogradec ka ndodhur një fenomen i pazakontë, pasi për 40 minuta, komisioneri i PD-së Genci Xhyra është larguar nga numërimi. Ai ende nuk është zëvendësuar dhe aty ka nisur debati. Në Maliq e Kolonjë, PS-ja ka epërsi, kurse në Bilisht, herë kryeson njera forcë e herë, tjetra.
ORA 9:22 DIBER, NE AVANTAZH E DJATHTA, FORCE E TRETE - FRD
Në qarkun e Dibrës, në KZAZ-në 18 janë hapur 53 kuti nga 246 kuti në total. Ka kryesuar e djathta me 1601 vota e ndjekur nga PS-ja dhe më pas, edhe nga FRD-ja me 340 vota. Në Bulqizë ka nisur numërimi i votave edhe për kryetar bashkie; janë numëruar dy kuti dhe ende s’ka rezultat të pritshëm, pasi komisionerët e kanë ndërprërë punën për një pushim deri në orën 12:00
ORA 9:20 FUSHË KRUJË, KRYESON ALEANCA E MAJTE ME 200 VOTA
Votimi në rrethin e Krujës ka qënë i qetë dhe korrekt. Janë numëruar 6 kuti ku ka dalë në avantazh e majta me rreth 200 vota. Në KZAZ-në nr. 19, numërimi është ndërprerë për shkak të lodhjes, me konsensusin e të dyja palëve.
ORA 9:20 LEZHË, NUMËRIMI KRYHET NË 2 KZAZ, NDALET NË 2 TE TJERA
Në qarkun e Lezhës, janë numëruar 63 kuti nga 259 në total. Në bazë të koalicioneve, e majti ka marrë 51.1% të votave kurse i djathti, 47.07%
Numërimi po vazhdon në dy KZAZ dhe është ndërprerë në dy të tjera për shkak të lodhjes së komisionerëve; puna vazhdon në KZAZ-në nr 14 në Mirditë atë nr.13 në Lezhë dhe pritet të nisë rreth orës 10:00 në Kurbin në KZAZ-në n.r 15 dhe atë nr. 12 në Lezhë
ORA 9:15 SHKËPUTET ENERGJIA ELEKTRIKE NË CERRIK
Ndërprerja e procesit në Cerrik, në KZAZ e Cerrikut që sipas PS është e qëllimshme bashkë me shkëputjen e energjisë elektrike prej mëse një ore. Kandidati i PS-së Altin Ago tha që shkëputja është e komanduar, tendencioze, për të votuar nxjerrjen e rezultatit. Madje vonesa do vazhdojë, sepse askush nuk ka ardhur për ta riparuar.
ORA 08: 35 NË SARANDE, 22 KUTI TE NUMERUARA
Janë numëruar 22 kuti, ku koalicioni i majtë kryeson me një diferencë votash, sidomos në Përmet. NË 09: 00 do nisë numërimi në 2 KZAZ të rrethit të Gjirokastrës.
ORA 08: 35 FIER, NDERPRITET NUMERIMI PER 2 ORE
Procesi i numërimit vazhdon dhe po ecën në 5 KZAZ epërsi ka koalicioni i majtë. Në KZAZ 62 grupi i numërimit ka ndërprerë punën në orën 08:30 dhe do të nisë në orën 11
ORA 08:30 DURRES NUMERIMI NIS ME INTENSITET
Në 04:00 ka nisur numërimi i votave. Numërimi vazhdon me intensitet në të gjitha KZAZ, informon korrespondenti ynë në Durrës.
ORA 08: 27 VLORË NË KZAZ 84, NDERPRITET NUMERIMI, PUSHIM
Në KZAZ 84 janë stacionuar të gjitha kutitë e qytetit të Vlorës. Procesi është mbyllur që prej orës 08:00- 11:00 . Janë numëruar 15 kuti deri tani nga 48 kuti votimi.
ORA 08:20 TIRANE, KZAZ NR 33 U NUMERUAN 7 KUTI
Në KZAZ nr 33 në Tiranë numërimi vazhdon i qetë. Janë numëruar 7 kuti.
ORA 08: 00 DURRES, NUMERIMI I NGADALTE
Në Durrës procesi i numërimit ka ecur ngadalë. Numërimi ka filluar përgjithësisht në orët e para të ditës së hënë. Një pjesë e grupeve të numërimit, pas marrëveshjeve konsensuale, kanë pushuar për disa orë, për të rifilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ora 07:30 HAS VAZHDON NUMERIMI
Ka nisur sot në mëngjes procesi i numërimit të votave të KZAZ-së nr.10 që përfshin rrethin e Hasit. Në këtë zonë zgjedhore do të numërohen votat e derdhura në 31 kuti.
Redaksia online
(sg/ar.sh/v.gj/shqiptarja.com)