Numëro deri në 10 para se t’ia thuash këto fjalë partnerit, është e rrezikshme

Numëro deri në 10 para se t’ia thuash këto fjalë partnerit, është e rrezikshme

Foto ilustruese

Fjalët që u themi të dashurve tanë në momentet kur jemi nervoze ose të lodhura mund të jenë të rrezikshme duke e bërë lidhjen më të tensionuar dhe ndonjëherë edhe të padurueshme.

Në disa raste, kur ato janë të tepruara mund të çojnë edhe në ndarje. Për këtë arsye ne po ju sjellim më poshtë 6 fraza që edhe sikur t’i mendoni kur jeni të nxehura ose të lodhura nuk duhet t’ia thoni partnerita sepse mund të ketë pasoja.

Më mirë kafshoni gjuhën ose numëroni deri në 10, sa t’ju ikë inati dhe më pas kthejini përgjigje partnerit me qetësi.

Fraza që zhvlerësojnë ndjenjat

Kur partneri na tregon se si është ndir në një moment të caktuar, fraza si “Oh, çfarë absurdi” ose “Sa e vret mendjen ti”, nuk janë aspak të duhura. Ne nuk po e ngushëllojmë, por po i nënvlerësojmë ndjenjat e tij. Në këtë formë ata do të ndihen të vetuar, të pakënaqur dhe kjo do të ndikojë në marrëdhënie. Në vend të kësaj, përpiquni të kuptoni se çfarë e shqetëson atë.

Fraza që flasin për indiferencë

Nëse një nga partnerët nuk do t’ia dijë se çfarë po ndodh me tjetrin, kjo do të thotë se ata janë drejt ndarjes. Mos thoni fjalë që tregojnë indiferencë. Dëgjoni veten dhe diskutoni se si ndiheni me partnerin tuaj.

Krahasime

Mos e krahasoni kurrë partnerin me partnerët e mikeshave tuaja. Kjo gjë duhet të ndodhë vetëm atëherë kur krahasimi është në favorin e tyre. Në vend që të merrni dikë si shembull, përqëndrohuni totalisht tek partneri juaj: gjërat pozitive të tij.

Fjalë përgjithësuese

Mundohuni të shmangni frazat që përmbajnë përgjithësime si "gjithmonë", "kurrë" dhe "vazhdimisht". Duke përdorur këto fjalë, fajësoni partnerin për problemet e djeshme, të sotmet dhe ato të nesërmet. Është shumë më efektive të përqendrohesh në të tashmen, të kërkoni një zgjidhje së bashku dhe të hiqni dorë nga pozita akuzuese. Flisni për ndjenjat tuaja. Kjo ndihmon partnerin tuaj për të dëgjuar dhe kuptuar.

Fjalët që shkatërrojnë vetëvlerësimin e tij

Të gjithë njerëzit kanë nevojë për një vetëbesim të qëndrueshëm dhe fjalët që e degradojnë atë janë traumatike për të gjithë. Nëse thoni fraza si: "Ju e quani veten njeri?" ose "Kush do t'ju dojë?" ose "Askush, përveç meje nuk do të të dojë", do ta shkatërrojnë marrëdhënien tuaj.  Herët a vonë ai do të shkojë tek dikush që e do dhe e vlerëson ashtu siç është. A është ky qëllimi ty?

Kërcënime

“Dua të ndahemi”, “do iki nga ti”, “do kthehem tek nëna ime”. Nëse nuk keni ndonjë arsye të fortë për t’i thënë këto, mos i thuaj kurrë për dy arsye. Së pari, është një manipulim që synon të arrijë diçka nga partneri dhe, së dyti, këto fjalë mund të çojnë në ndarje, dhe kjo ndoshta nuk ka qenë pikërisht ajo që doje./Class

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rea: 19/10/2020 09:12

    Une mendoj qe rikthimi i mesimeve online eshte i nevojshem te pakten deri ne janar. Na eshte kthyer ne stres idea qe femijet mund te na semuren ne shkolle e per me teper te na e trasmetojne ne shtepi ku kemi prinder ne moshe. Eshte e vertete qe shume njerez e kalojne, me ose pa komplikacione ,por dhe shume po vdesin nga kjo semundje. Une mendoj qe duhet te merren masa para se te jete vone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë