Numrat dhe pagat e 'çmendura', njihuni me superqeverinë që drejton Ramush Haradinaj

Numrat dhe pagat e 'çmendura', njihuni me superqeverinë që drejton Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës

28 këshilltarë ka afër vetes kryeministri Ramush Haradinaj, i cili udhëheq me kabinetin më të madh qeveritar ndonjëherë.

Kryeministri ka 12 këshilltarë politikë, 5 këshilltarë për komunitete dhe 11 këshilltarë të jashtëm politikë.

“17 këshilltarët politikë të kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilët paguhen me para të taksapaguesve kosovarë, marrin pagë mujore rreth 23 mijë euro, ndërsa pagë vjetore mbi 270 mijë euro”.

Njëmbëdhjetë këshilltarët e jashtëm, sipas përgjigjes me shkrim të Zyrës së Kryeministrit, nuk paguhen nga buxheti i shtetit.

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit, i cili njëkohësisht është edhe këshilltar politik, merr pagë mujore 1,670 euro.

Por, Zyra e Kryeministrit ka edhe të punësuar të tjerë.

“10 punonjës - staf administrativ dhe mbështetës (vozitës, asistentë, protokoll, administratë). Kjo sa i përket pjesës politike, do të thotë të emëruar. Këtu nuk janë përfshirë këshilltarët dhe stafi mbështetës nga zyrat e zëvendëskryeministrave dhe as stafi civil, të cilët janë shërbyes civilë”,  raporton KTV .

Qeveria thotë se zyrtarisht i ka 79 zëvendësministra. Për vetëm një vit, 79 zëvendësministrat vetëm për paga i kushtojnë buxhetit të shtetit më shumë se 1 milionë e 90 mijë euro.

Me vendimin e shumë-kontestuar për rritje të pagave 100 për qind, kryeministri Haradinaj ia arriti pagën vetes në 2950 euro. Për një vit kryeministri merr pagë 35 mijë e 400 euro. Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka në përbërje edhe 5 zëvendëskryeministra që marrin pagë secili nga 2500 euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 28/11/2018 20:42

    po normal qe i duhet 10000 keshilltar se edhe fjalimet i ben 4 minuta...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Teksa sulmoi kreun e SPAK, Meta përmendi Vojo Kushin, por kush ishte heroi që ra dëshmor mbi tankun fashist gjatë luftës

Teksa sulmoi kreun e SPAK, Meta përmendi Vojo Kushin, por kush ishte heroi që ra dëshmor mbi tankun fashist gjatë luftës