Numri i rasteve të fruthit është rritur me 79 për qind

Numri i rasteve të fruthit është rritur me 79 për qind

Foto ilustruese

Gjatë pandemisë së koronës, sëmundjet e tjera kaluan në harresë dhe fushatat e vaksinimit u anuluan. Si pasojë infektimet me fruth u rritën me shpejtësi. Pse kjo sëmundje fëmijërie është e rrezikshme.

Infektimet me fruth janë përsëri në rritje. Në fillim të vitit numri i infeksioneve të raportuara në mbarë botën tregon një rritje prej 79 për qind, njofton organizata e OKB-së për mbrojtjen e fëmijëve UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH. Një arsye është se fushatat e vaksinimit u ndërprenë nga pandemia e koronës. Mungesa e vaksinimeve kërcënon tani jetën e miliona fëmijëve, paralajmëruan agjencitë e OKB-së.

Veçanërisht të prekur fort nga fruthi gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit kanë qenë Somalia, Jemeni, Afganistani, Nigeria dhe Etiopia. Ekspertët kanë frikë se si rezultat i luftës së agresionit rus do të ketë një rritje rastesh edhe në Ukrainë, ku në vitet 2017-2019 janë regjistruar nivelet m të larta të të infeksioneve të fruthit në Evropë.

Dëmtime të rënda të trurit

Komplikime tipike nga fruthi janë infektimet e veshit të mesëm dhe pneumonia. Një nga sëmundjet më të këqija që mund të shkaktojë virusi i fruthit është meningjiti, i cili mund të çojë në dëmtime të rënda të trurit dhe paaftësi mendore, dhe në rastin më të keq mund të shkaktojë dhe vdekjen.

Sipas UNICEF-it dhe OBSH-së pas shpërthimit të pandemisë korona në vitin 2020 më shumë se 23 milionë fëmijë nuk i kanë bërë vaksinat rutinë të fruthit. Në 43 vende, fushatat e vaksinimit që u shtynë për shkak të pandemisë nuk janë plotësuar ende plotësisht. Prej fruthit janë të prekur 203 milionë vetë, shumica fëmijë.

Shpërthimi i fruthit tregon dobësitë e fushatave të imunizimit dhe pas raportimit të disa rasteve nga Afrika Perëndimore ekspertët presin tani edhe një rritje të infektimeve me ethet tropikale./ Marrë nga DW

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI