TIRANË - Zvarritja e proceseve gjyqësore është një nga shumë problemet prej të cilave vuan sistemi i Drejtësisë. Ndonëse ka qenë shumë e debatueshme kjo problematikë doli sërish në pah ditën e dytë të tryezës së ekspertëve të së drejtës për reformën në Drejtësi.
 
Eksperti Ardian Nuni gjatë fjalës së tij u shpreh se zvarritja e procesit sjell edhe volum të punës në Gjykata, duke përmendur këtë rast shkallën më të lartë të gjyqësorit që sipas tij është kthyer në Gjykatë të Shkallës së Parë .
 
Problem serioz per ekspertet mbeten edhe mosplotesimi i dy vakancave ne gjykaten e Larte, e cila duket se eshte krijuar si pasoje e ngercit mes presidentit dhe qeverise
Sinkron
 
Konferenca e gjyqtarëve si një nga shtyllat e sistemit nuk ka arritur të ngrejë komisionin e etikës.
 
Ekspertet evidentojnë po ashtu se mes ministrit te Drejtësisë dhe KLD ka paqartësi kompetencash. Ndonëse KLD ka ambicie për qeverisje të gjyqësorit nuk ka politika dhe kapacitete për ta bërë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)