Nusja shqiptare e kitaristit të “Korn”

Nusja shqiptare e kitaristit të “Korn”
Aktorja shqiptare Evis Xheneti ka finalizuar në martesë lidhjen e saj dashurore me kitaristin e grupit “Korn”, James “Munky” Shaffer. Pas disa muajsh fejesë, çifti është martuar në qytetin e dritave- në Paris të Francës. Në maj të vitit të shkuar, James i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij, duke iu gjunjëzuar me një unazë diamanti në dorë në majë të kullës së famshme Eiffel. Siç raporton Radar Onlin, dasma tipike e viteve 1920 u zhvillua në një ambient intim, me pak të pranishëm, kryesisht të afërm të çiftit dhe pjesëtarë të grupit muzikor “Korn”. Në ceremoninë festive merrte pjesë edhe e motra e Evisit, këngëtarja dhe modelja Xhoana Xheneti. “Donim të martoheshim në Paris, sepse ky është qyteti ynë. James më propozoi në kullën Eiffel, kështu që vendi i martesës ishte paracaktuar. Ishte vërtet dasma e ëndrrave. Nuk mund të bëhej më perfekte sesa kaq”, është shprehur nusja shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit