Nusja vendos hirin e babait në thonjtë e saj ditën e martesës (FOTO)

Nusja vendos hirin e babait në thonjtë e saj ditën e martesës (FOTO)

Dasma e Charlote dhe Nick

Një vajzë 26-vjeçare ka bërë një veprim të çuditshëm, pasi  vendosi që të ngjiste tek thonjtë hirin e babait të saj të vdekur.

Sipas "The Sun", tragjikisht babai i Charlotte Walton ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin dhe donte ta shoqëronte vajzën drejt altarit.

Në këtë mënyrë, 26-vjeçarja angleze vendosi që hirin e tij ta ngjiste te thonjtë që do të bënte për ceremoninë martesore.

"Njerëzit më pyesnin se çfarë do të bëja me thonjtë pasi të binin. Unë i kam mbajtur ato dhe tani janë të përshtatur me kristale dekorative rreth kornizës në shtëpinë time. Unë doja ta kisha atë me mua edhe sikur të ishte thjesht në shpirt, por me hirin e tij të ngjitu ndërsa isha duke ecur për tu martuar me burrin tim ishte gjëja më e mirë“, është shprehur vajza.

Mendimin për të bërë thonjtë e mori nga kushërira e saj Kristy, e cila është shumë e famshme për mënyrën e vecantë që punon dhe ka milionë ndjekës në rrjete sociale.

Charlote u shpreh se martesa me Nick ndodhi më 30 gusht dhe tani ata kanë dy fëmijë.

Ora 18:58
Nusja vendos hirin e babait në thonjtë e saj ditën e martesës
1/0
  • /Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qene per ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?

    Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?