Nusja zgjedh gjyshet që ta shoqërojnë në dasmë (FOTO)

Nusja zgjedh gjyshet që ta shoqërojnë në dasmë (FOTO)

Nusja dhe gjyshet

Në përgjithësi shoqërueset e nuses janë kushërirat, motrat ose shoqet e saj, por ky rast është shumë i çuditshëm.

Lyndsey Raby dëshironte që dasma e saj me Tanner të ishte e veçantë për veten dhe familjen e saj, kështu që vendosi të marrë me vete katër gjyshet e tyre si shoqëruese nderi ta shoqëronin dhe të rrinin krah saj.  

"Ndihesha aq e bekuar që i kisha të gjithë pranë, kështu që dëshiroja që ato të përfshiheshin gjithashtu," u shpreh vajza. 

Fotografitë e dasmës treguan nusen me katër gjyshet për ditën e veçantë dhe gratë të gjitha mbanin veshur një fustan të gjatë  blu me xhaketa po ashtu me lule blu, mbanin edhe nga një çantë të vogël të bardhë me vete.

Sipas "Daily Mail",  Kathleen Brown është gjyshja 90-vjeçare e dhëndrit, Wanda Grant gjyshja 76- vjeçare, gjyshja 72-vjeçare e nuses Betty Broën dhe gjyshja 70-vjeçare e dhëndrit, Joyce Raby.

Gjithashtu gjyshet kishin edhe nga një kuti të bardhë ku mbanin petalet e luleve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës