Në fshatin shqiptar 'vatër' të luftëtarëve të ISIS/ Nëna dyshon se ka parë djalin e zhdukur Ervis Alinji: Ishte veshur me fustan të bardhë dhe falej (VIDEO)

POGRADEC - Fshatrat Leshnicë dhe Gurras në Pogradec cilësohen si vatrat kryesore të rekrutimit të të rinjve për të shkuar luftëtarë të ISIS në Siri. Familjarët e të rinjve të zhdukur në këto fshatra, mes dhimbjesh tregojnë se u bënë vite që nuk kanë asnjë kontakt me ta.

Prindërit e Ervis Alinjit, 31 vjeç të zhdukur prej vitit 2013, bëjnë përgjegjës Almir Dacin, ish-imam të vetëshpallur të xhamisë së fshatit, për manipulimin e djalit të tyre shumë të rinjve të tjerë në këtë zonë.

Report Tv ka udhëtuar drejt fshatit Leshnicë në familjen e Ervis Alinjit 31 vjecarit. Prindërit e tij apelojnë për kthimin e djalit në atdhe. Mes lotësh nëna thotë se ditët e fundit ka parë në fshat tre burra me mjekër, me syze që vështirë u dallohej fytyra, dhe dyshon se njëri prej tyre mund të ketë qenë djali i saj, Ervisi 

"Veç ta shoh një herë në ëndërr, të çmallem me ta...", thotë e përlotur nëna e Ervis Alinjit, Hurma Alinji.

1571670565_hurmaalimi.jpg

Hurma Alinji, nena e Ervis Alinjit, te zhdukur prej vitit 2013

Hurma Alinji: Jam në Turqi mami, varet se kur vij tha. Ai tha do vete në Gjermani të rregulloj të vëllanë që bëri aksident. Kanë kaluar kaq vite, asgjë nuk di. Kishin qenë tre mjekroshë, dhe ndaluan në lokal, dy të gjatë një i shkurtër. Kishin vënë syze që mos të njiheshin. Njëri ishte me fustan të bardhë u fal aty, lanë duar, lanë sytë e ikën. Radhën e tretë që kaluan, mora fshesën e po ikja, mora kthesën, ai nxori kokën e më shikonte.
Gazetarja: Pse nuk shkuat ta takonit?
Hurma Alinji: Epo na ngriu perëndia
Gazetarja: Mendoni se i ka bërë diçka që nuk erdhi?
Hurma Alinji: Po ku i dihet, po të ishte ashtu do vinte

Për largimin e djalit të tyre ata akuzojnë ish-imamin e xhamisë në Leshnicë të Pogradecit, Almir Dacin, i cili sipas tyre nuk ka vdekur siç është raportuar, por ndodhet në Turqi. Për të, në prill të vitit 2016, kur kishte 2 vite që i ishte bashkuar ISIS, u raportuan lajme se është vrarë.

"Almir Daci ai më shkatërroi djalin, e keni në Turqi le të shkojë ta marrë shteti, janë gënjeshtra, ai nuk është vrarë. Unë si baba, djalin e kam gjallë", thotë babai i Ervis Alinjit, Hamdi Alinji.

1571670804_alimi1.jpg

Hamdi Alinji

Almir Daci, i cili në Siri njihej ndryshe me emrin Ebu Belkisa, kërcënoi shqiptarët e Shqipërinë me sulme terroriste në qershor të 2015. Ai ishte në kërkim nga autoritetet e drejtësisë në Shqipëri, pasi akuzohej për nxitje dhe thirrje publike për vepra terroriste; si dhe për rekrutim të personave për akte terroriste. Në Siri kanë mbetur edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij, fati i të cilëve nuk dihet.

Ndërkaq nëna e Almir Dacit, i akuzuari kryesor për rekrutimin e të rinjve drejt Sirisë, në gjendje të rënduar psikologjike shprehet se nuk ka dijeni për vendndodhjen e djalit të saj dhe nëse ai është gjallë a vdekur. Por në 2016-ën, familja Daci hapi dyert e mortit pas një telefonate të bashkëshortes së Almirit, se ai është vrarë në Siri. Sot nëna e ish-imamit të vetëshpallur, jeton e vetme dhe në gjendje të rënduar shëndetësore, edhe për shkak të moshës.

1571670835_xhamialeshnice.jpg

Xhamia e fshatit te Leshnices

Asie Shuli është një tjetër nënë që jeton me shpresën se djali i saj do t'i kthehet në shtëpi, së bashku me fëmijët e tij. Ajo jeton në fshatin Gurras, ndësa djali i saj Krenar Shuli, u largua në Siri me nusen dhe tre fëmijët. Teksa nuk ka pasur asnjë komunikim me të birin, apeli i saj është ndaj shtetit. 

Asie Shuli: I lutem shtetit të na ktheje fëmijët, sa më shpejtë

1571670865_leshnice.jpg

Fshati Leshnice

Disa ditë më parë gazetarët e emisionit investigativ “Le Iene” publikuan historinë e 11-vjeçarit, Alvin Berisha i cili mbahet në kampet e ISIS në Siri. Ai ka lindur në Itali, por në moshën 6-vjeçare në vitin 2014 nëna e tij e mori dhe iku në Siri për t'iu bashkuar ISIS së bashku me bashkëshortin e ri, një xhihadist. Gjatë bombardimeve e ëma humbi jetën ndërsa Alvini është plagosur në këmbë. Për këtë rast ka pasur një prononcim nga vetë kryeministri Edi Rama i cili tha se është e vështirë nxjerrja e tij dhe bashkimi me babanë, por ka një plan me partnerët për t'i larguar nga ato kampe që janë nën pushtetin e kurdëve.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 21/10/2019 19:13

    Ku ka prapambetje fukaraklleku ka dhe kollajllëk për ti shpelarë dikujt trurin. Nje njeri me mirqënie edhe sikur injorant te jete nuk genjehet kollaj nga askush dhe nga asgjë! Të gjitha keto kusure i faturohen shteti i cili për 30 vjet nuk beri asgje për shtetasit e tij, për ti mbrojtur ata nga te gjitha fete funderrina qe u perhapën në trupin e Republikës si kancer!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale