Djali i Michael Shumacker, Mick Shumacker mori fitoren e tij të parë në Formula 2, këtë të dielë, 15 vite pasi babai i tij fitoi çmimin e madh të Hungarisë.
Në stadium për të ishin gjyshja, nëna dhe motra e tij. Pas kësaj fitoreje, Mick Schumacher ngjitet në kuotën e 45 pikëve pas 8 garave, ndërkohë që kujtojmë se ai është debutues në Botërorin e Formula 2.
Ai është pjesë e skuadrës Prema e njëkohësisht pjesë e Akademisë së Pilotëve të Ferrarit, zhvilloi një garë perfekte teksa kaloi i pari vijën e finishit pasi u mbrojt mjaft mirë nga sulmet e rivalit të tij më të afërt, japonezit Matsushita, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit Sete Kamera.

Komente

