Në Itali të rinjtë i kthehen tokës, është çështje kohe edhe tek ne

Në Itali të rinjtë i kthehen tokës, është çështje kohe edhe tek ne

Tri ditë më parë e përditshmja italiane Corriere della Sera, publikoi një lajm të mirë, prej shumë e shumë dekadash në kundërtendencë me fenomenin që po prek Italinë, Europën, ashtu si dhe tek ne në Shqipëri, e botën mbarë: Sipas një studimi, dy të rinj italianë në tre, preferojnë të qëndrojnë në qytetin a fshatin ku kanë lindur dhe shohin aty të ardhmen, profesionin, kontributin. Një vajzë e re që kishte punuar prej shumë vitesh në Milano, ishte kthyer në Kalabrinë e saj, në qytetin e lindjes ku kishte nisur një aktivitet të thjeshtë: “Punoja 12 orë në ditë, - tregon, - dhe mes trafikut arrija të shkoja në shtëpi në mesnatë, ku ngrohja darkën apo shpesh e haja të ftohtë e në vetmi. Sot, çdo mbrëmje takoj shokët e fëmijërisë në qytetin tim dhe shtëpia është përherë e ngrohtë me miq dhe të afërm”. Në qytetet e mëdha italiane shpesh të rinjtë që vijnë nga jugu i Italisë në kërkim të punës, jetojnë nëpër dhoma apo apartamente në situata tepër të vështira, për shkak të çmimeve tepër të larta të shtëpive nëpër qendrat apo zonat me një cilësi jetë më të mirë nëpër këto qytete. Janë pikërisht këto kushte të vështira dhe dhe sidomos vetmia dhe mungesa e ngrohtësisë familjare që ka bërë italianët të mendojnë ndryshe. E pikërisht ndërsa shkruaj këto rreshta, një tjetër shifër interesante po nga Italia: në 5 vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm ndërmarrjet bujqësore në jug të hapura dhe të drejtuara nga të rinjtë e sidomos numri i studentëve në institutet bujqësore.

Ndërsa kushtet për italianët që emigrojnë brenda vendit të tyre janë të vështira, imagjinoni kushtet e emigrantëve. Shumica e shqiptarëve që emigruan në vitet ’90 janë sistemuar shumë mirë dhe janë integruar në profesione të ndryshme dhe prestigjoze nga jugu në veri të Italisë së mrekullueshme, por nuk është e lehtë për emigrantët e viteve të fundit, apo shpesh dhe për studentët. Është vetëm çështje kohe: tendenca e Italisë do të prekë edhe Shqipërinë, ku të rinj, familje do të kuptojnë vlerën e investimit në qytetin dhe në tokën ku kanë lindur. Në Shqipëri kemi raste të shumta suksesi investimesh të bashkëatdhetarëve që dikur ishin në emigrim. Nëse secili prej nesh vendos të shohë më të mirën tek njerëzit nga të cilët rrethohet dhe të kuptojë magjinë që mund të prodhojë toka nga duart tona, kënaqësia e bashkëndarjes së sukseseve që do të shihen përditë, mund të bëhen mrekulli. Sigurisht, duhet një mbështetje konkrete, e barabartë dhe e sinqertë edhe nga ana e Shtetit.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta