Në mesin e pandemisë COVID-19, rritje e papritur e vlerës së euros në Shqipëri

TIRANË - Euro po arrin në nivelin më të lartë të saj, pas më shumë se 3 vitesh rënie. Sot në disa nga pikat e këmbimit në kryeqytet 1 euro blihej nga tregtarët 127 lekë dhe shitej me 129.9 lekë. Ndërkohë në fillim të përhapjes së virusit në vendin tonë euro këmbehej me 123 ose 124 lekë. Në këtë luhatje ka ndikuar së shumti situata e krijuar nga COVID-19 dhe që ka sjellë edhe izolim të shumë shteteve, dhe shumë aktivitete janë pezulluar, për këtë arsye edhe të hyrat valutore janë reduktuar ndjeshëm. Ekspertët listojnë disa arsye që lidhen drejtpërsëdrejti me koronavirusin dhe paralizimin e shumë ekonomive botërore.

“Ajo që vëmë re në këto ditë është mungesa e qarkullimit të njerëzve dhe të transaksioneve që ata kryejnë. Bllokimi i këtyre qarkullimeve, bllokimi i shumë aktiviteteve nga të cilat vijnë euro ekonomi dhe ulja e qarkullimi të saj në ekonomi, bën që ajo të ketë një vlerë më të lartë se ditët e kaluara. Padyshim janë edhe mungesa e remitancave, dhe të gjitha ata që janë jashtë janë të pasigurt se çfarë do ndodh dhe konsumi që ata do të kenë. Sasia e investimeve që vijnë në Shqipëri për momentin është pezulluar dhe nuk ka investime të reja dhe që bën të mundur që të ulet sasia e euros në qarkullim”, shpjegon ekspertja Shehu.

Të njëjtën arsye japin jashtë kamerave edhe tregtarët e zyrave të këmbimit valutor.

“Duke qenë se janë bllokuar rrethet dhe nuk vijnë më valuta në Tiranë, pasi me bllokimin valutat që vinin nuk vijnë më dhe ndërmarrjet e ndërtimit që thyenin valutë në shumicë nuk thyejnë më, fasonët janë drejt mbylljes. Mungesa e valutës dhe rritja e kërkesës nga tregtia e ushqimeve dhe fruta perimeve bën që kërkesa të jetë më e madhe se oferta”, thotë një nga tregtarët.

Po ashtu edhe mbyllja e fluturimeve me Vjenën ka pasur ndikim më të fortë, duke qenë se valutat më të mëdha në vendin tonë vijnë nga ky vend. Por a është kjo një kohë kur qytetarët duhet të këmbejnë valutat e tyre. Ekspertja e ekonomisë Elona Shehu thotë se ky është momenti për të pasur maturi dhe qytetarët të mos nxitohen.

“Qytetarët duhet të mundohen të reduktojnë sa më shumë të munden transaksionet që ata bëjnë me valutat ose të ardhurat që ata kanë në valutë të mundohen ti ruajnë për në një moment të dytë kur ndoshta euro do të krijojë mundësinë e saj maksimale. Mundohuni të bëni sa më pak lëvizje për të përfituar nga momenti”, thotë Shehu.

Sipas ekspertëve nuk jemi në kohë kur nga kjo situatë do të ketë shumë fitues, pasi është një situatë e paqëndrueshme dhe këshillohen që të mos merret kredi në valutë nëse të ardhurat i ke në një monedhë tjetër. Ndërkohë që përfitues të kësaj situate janë ata eksportues që vijojnë ende aktivitetin e tyre edhe pse në kushte jo të favorshme për shkak të izolimit të krijuar nga shumë shtete.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhej të hiqeshin kufizimet në zonat e kuqe dhe të hapej edhe fundjava?

Komento

Komente

  • Turi: 27/03/2020 15:03

    TE MBAHET HAPUR LINJA AJRORE TIRANE-VJENE....

    Përgjigju
  • Leon: 27/03/2020 14:54

    Nga fjala e Guvernatorit do bleje3banka Shqiperise borxhin e ri ne Ekonomi do te thote pra zhvesim leku,,,të gjith blejne euro në këtë moment, pra çmimi i euros rritet si konseguence leku bie,,, 2.Rama tha qe do paguajë rroga pa punuar njerzit, pra ku do ti gjeje do shtypin lek te ri, kjo hedhje monedhe në treg pa ekonomi do coje ne humbje vlere te lekut pra rritje valutave të huaja...sh thjesht,,po vazhdoi kriza kështu për 3 muaj do shohë 1 € me 160 lekë....

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Rama thumbon opozitën: Rreziku i virusit është real, jo revolucion imagjinar me karakatinën e teatrit (VIDEO)