Ish- kapiteni Anglisë dhe bashkëshorti i një prej ikonave të modës David Beckham është dënuar me 6 muaj heqje patente nga gjykata britanike. 44-vjeçari. Bashkëshorti i Victoria Beckham mësohet të ketë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit në 21 nëntor të vitit të kaluar por vendimi u morë këtë të enjte pas analizimit të provave filmike nga gjykata e Londrës.
Ka qenë vet ish-kapiteni i kombëtares angleze ai që ka pranuar shkeljen përpara trupës gjykuese duke marrë për sipër fajësinë. Përvec masës së pezullimit të patentës për 6 muaj ndaj Beckham u mnorën dhe masa të tjera ndëshkuese si heqja e 6 pikëve nga leja drejtimit si dhe një gjobë prej 750 paundësh si dhe 100 paund shpenzime hetimore, e më tej edhe një kamatëvonesë prej 75 paundësh, që të gjitha këto brenda 7 ditësh.
Në seancën gjyqësore ngaj David Beckham gjyqtarja e çështjes u shpreh se pavarësisht se ai po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi brenda normave të lejuara , përdorimi i aparatit celular është një shkelje dhe se bazuar në ligj “askush nuk mund të falet”.

Komente


Ja ky eshte shtet luli ben intervist ne makine duke ikur ne protes stupe balliu qe llon policet d nxjerin nga burgu
PërgjigjuPo eja ne Albanistan e nis makinen e fol ne celular e ban ca te duash se nuk te thote kush gje . Ben jete persembari ktej, ca te duhet anglia .
Përgjigjubbc news , ja kishte bo kalimtari nje foto edhe e honger, e lexova 10 ore perapara copyright act :)
Përgjigju