Në Tomorr për të nxjerrë gurë, policia shoqëron 7 shoferë kamionësh

Në Tomorr për të nxjerrë gurë, policia shoqëron 7 shoferë kamionësh

7 shoferë kamionësh të cilët vepronin në nxjerrjen e gurëve dekorativ në Malin e Tomorrit janë shoqëruar në Polici. Shoqërimi i tyre ka ndodhur në fshatin Novaj, teksa shoferët po ktheheshin nga mali. Shoqërimi i shoferëve është bërë përgjatë ditës së sotme dhe kontrollet në këtë zonë po vijojnë intensivisht ku në të gjitha rrugët hyrëse të Malit të Tomorrit janë ngritur patrulla policie për të mos lejuar veprimtarinë e nxjerrjes së gurëve dekorativ që po shkatërrojnë zonën prej vitesh.

Prej disa muajsh mes Policisë së Beratit dhe firmave të guroreve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Malin e Tomorrit ka patur përplasje për shkak të vendimit për Parkun Kombëtar të Beratit.

Pak kohë më parë vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit hodhi poshtë VKM-në e qeverisë për zgjerimin e e Parkut Kombëtar të Malit të Tomorrit dhe u dha “OK” për fillimin e punës firmave të gurit. Kështu këto firma kanë tentuar që të punojnë por janë ndaluar nga policia, ku këta të fundit kanë ndaluar dhe bllokuar disa herë mjetet e punës.

Ndërkohë Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi më 3 shtator vendimin për zgjerimin e Parkut Kombëtar të Tomorrit, pasi gjykata rrëzoi vendimin e 2018 të qeverisë. Sipërfaqja e Parkut Kombëtar të Tomorrit ishte rreth 24 mijë e 800 ha dhe u zgjerua me rreth 1.400 ha duke shkuar mbi 26 mijë ha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 16/09/2019 00:49

    MBYLLINI KETO GURORE SE PO SHKATARROHET UJI DHE NATYRA DHE MALI TOMORRIT...TURP...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini