Nxënësit këshillojnë: Mos pini duhan,
shija e puthjeve më e mirë

Nxënësit këshillojnë: Mos pini duhan,<br />shija e puthjeve më e mirë
TIRANË - Pikturoni, mësoni një instrument apo merruni me Facebook, janë disa nga mënyrat për të mos pirë duhan, sipas nxënësve të shkollave të mesme. Nxënësit rendisin ndër mënyrat për të mos pirë duhan edhe të mos biesh gjithmonë dakord me atë që thonë apo bëjnë miqtë, kujdesja për një kafshë shtëpiake, frekuentimi i festave ku njerëzit nuk pinë duhan, etj.

Nxënësit rendisin dhe arsyet për të lënë duhanin, ndërsa gjetjet janë mjaft interesante. Shija e puthjeve është më e mirë, mund të jetoni më gjatë, më shumë para për të shpenzuar, frymëmarrje më e lehtë, më tepër energji për t’u argëtuar, etj, rendisin nxënësit në arsyet drejtuar bashkëmoshtarëve të tyre për të lënë duhanin.
Duhanpirja mbetet ende një problematikë e madhe për shëndetin publik, sidomos tek të rinjtë. Ndërkohë, masat antiduhan janë marrë jo vetëm për zbatimin e ligjit që ndalon duhanpirjen në ambientet publike, por edhe për sensibizimin e popullatës për pasojat shëndetësore të tij.

Duke e parë si një mënyrë efikase, këshillimin mes të rinjve, specialistët e shëndetit publik kanë ndërmarrë një studim tek nxënësit e shkollave të mesme për arsyet pse nuk duhet pirë duhan, por dhe mënyrat për të mos e konsumuar atë.

Sektori i Abuzimit me Substancat (duhan-alkool) në ISHP, në bashkëpunim me Aleancën Kundër Duhanit, kane mbledhur arsyetimet e nxënësve të shkollave të mesme të Tiranës dhe disa rretheve të vendit pse nuk duhet të pihet duhan, si dhe arsyet pse duhet lënë duhani.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, 16.8 % e fëmijëve të moshës 13-15 vjeç pijnë duhan. Mbi 8 në 10 nxënës, po sipas ISHP, jetojnë në shtëpi ku të tjerët pijnë duhan në praninë e tyre, 9 në 10 janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë prindër duhanpirës.
Të dhënat tregojnë se në Shqipëri në çdo katër persona duhanpirës, në tre prej tyre prindi (babai) ka pirë duhan, gjë që tregon se një adoleshent është shumë i prirur për t'u bërë duhanpirës në qoftë se prindërit e tij janë përdorues të rregullt të duhanit.

(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi