Nxënësit shqiptarë të Greqisë
kërkojnë libra në gjuhën shqipe
Ministri i Diasporës, Valon Murati ka pritur një grup të nxënësve dhe të mësuesve shqiptarë të shkollës shqipe në Greqi.
Ministri i Diasporës, Valon Murati ka pritur një grup të nxënësve dhe të mësuesve shqiptarë të shkollës shqipe në Greqi.
Pasi u uroi mirëseardhje, ministri Murati i njoftoi mysafirët për objektivat e Ministrisë së Diasporës, për nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive shqiptare për programe të përbashkëta shkollore dhe aktivitete të përbashkëta kulturore, marrëveshje kjo që pritet të realizohet me punën e përbashkët të grupeve të punës.
“Diaspora shqiptare, kudo ku është, është e pandarë, është një pasuri shumë e madhe dhe e rëndësishme e vendit tonë. Diaspora jonë ka luajtur një rol të madh gjatë historisë. Është e rëndësishme që ajo të shihet edhe si forcë intelektuale e politike, prandaj dalëngadalë atje ku jetoni të bëheni jo vetëm pjesë intelektuale e atij vendi, por edhe pjesë politike e tij”, tha ministri Murati.
Në këtë takim, ministri Murati tha se do të bëjnë përpjekje që të krijohen rrjete të bizneseve, të të rinjve dhe shoqatave shqiptare edhe në Greqi, pasi nevoja për një organizim të diasporës shqiptare atje është e madhe.
Ndërkaq, mysafirët shqiptarë nga Greqia e falënderuan Ministrinë e Diasporës për përkrahjen dhe mbështetjen që po ua ofron për realizimin e këtij ekskursioni mësimor-njohës. Ata patën një kërkesë që t’u sigurohen më shumë libra shqip për fëmijët e mësimit shqip në Greqi.
Vlen të theksohet se e gjithë puna e këtyre mësuesve organizohet në mënyrë vullnetare, vetëm e vetëm që fëmijët shqiptarë në Greqi të mos e harrojnë gjuhën amtare, ta ruajnë kulturën dhe identitetin e tyre.
Nxënësit dhe mësuesit e shkollës shqipe në Greqi do të qëndrojnë në Kosovë disa ditë, ku do të vizitojnë vende me rëndësi historike, si kompleksin memorial “Adem Jashari”, Shpellën e Gadimes etj.
Marrë nga ATSHRedaksia Online.
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
18%
-
Opozitës
16%
-
Qytetarëve
66%
Vota total: 306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurisë! 11 vota të pavlefshme
5 Gusht, 01:13
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Fillon procesi i numërimit, hapen 4 kutitë e para
5 Gusht, 00:42
-
Vangjel Tavo dhe deputetët socialistë mbërrijnë në KZAZ
5 Gusht, 00:29
-
Tedi Blushi: Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë se si e gjithë administrata zbarkoi sot në Himarë! Nuk kam parë asnjë flamur të Vorio Epirit
5 Gusht, 00:18
-
Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji
4 Gusht, 23:48
-
Demokratja Kamala Harris takohet me tre kandidatët e mundshëm për nënpresident
4 Gusht, 23:30
-
Namir Lapardhaja: Po këta sikur thanë se tani që u bashkuan, do i tregonin vendin Ramës
4 Gusht, 23:04
-
Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme
4 Gusht, 22:52
-
Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i kutive! KZAZ nuk konstatoi asnjë të parregullt, pritet të nis numërimi
4 Gusht, 22:44
-
Arben Meçe: Klima ekstremiste në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi
4 Gusht, 22:25
-
'Opozita humbi kohë me çështjen Beleri', Indrit Sefa: Gjikuria u identifikua vetëm para 30 ditësh
4 Gusht, 22:22
-
Mero Baze: Të gjithë ata që tradhtuan Petro Gjikurinë
4 Gusht, 22:15