Në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve Reali i Madridit dhe Borusia e Dortmundit kanë fituar ndeshjet e javës në kampionatet respektive duke qenë në formë optimale para ndeshjes së parë mes tyre në këtë raund.

Dortmundi fitoi me Mainzin me rezultatin 2-1 pa shumë vështirësi. Ndërsa Reali me rezervat shënoi tre herë për të marrë tre pikë përballë Betisit.

Për Realin shënoi dopietë Ozil dhe Benzema shënon golin e tretë, ndërsa për miqtë Molina me një penallti ngushtoi diferencën.

Edhe gjysmëfinalisti tjetër i Ligës së Kampioneve, Bayerni ka fituar 1-6 përballë ekipit të Hanoverit në transfertë me dopietat e Gomez e Pizaros, Riberi shënoi emrin në fitoren tenistike dhe autogoli i Sting vulosi shifrat përfundimtare.

Vendasit e Hanoverit nuk arritën të bënin më shumë se të shënonin golin e flamurit me Hoffman.

Fitore ka arritur të siguroje edhe Barcelona me Levanten me rezultat minimal 1-0 me gol te Fabregas ne minuten e 84.


d.b/shqiptarja.com