TIRANE- Një ngjarje e pazakontë ka shokuar stafin e mësueve në shkollën “Sandër Prosi” në Tiranë, ku nxënësi 17 vjecar me iniciale A.S ka kanosur me thikë mësuesen e tij.

Ka mjaftuar tërheqja e vëmëndjes nga ana e mësuese për nxënësin A.S që ky mos bënte zhurmë sepse do dilte jashtë orës së mësimit, për t’iu kthyer me agresivitet dhe kërcënim mësuese me anë të një thike. Mësuesja Blerina Gjana denoncoi në polici kanosjen e bërë nga nxënësi i saj. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia ndaloi nxënësin dhe sekuestroi thikën.

Aktualisht minoreni A.S, ndodhet në paraburgimin e komisariatit numër 1 dhe do të përballet me akuzën e kanosjes. Për këtë ngjarje uniformat blu kanë njoftuar prindërit e minorenit dhe janë duke marrë dëshminë e nxënësit dhe mësueses për të zbardhur gjithcka ka ndodhur në ambjentet e shkollës “Sandër Prosi”, në Sauk të Tiranës.
(as/sg/shqiptarja.com)