Në fshatin Orgjost, të Njësisë Administrative Zapod, nxënësit e shkollës 9-vjeçare, “Hamdi Pelivani” për të shkuar në shkollë duhet të kalojnë në një urë me dërrasa të cilat në disa pjesë mungojnë ose janë të dëmtuara.
Shqetësimin e fëmijëve, të cilët shpesh herë nuk shkojnë në shkollë sidomos gjatë kohëve me reshje shiu e dëbore kur edhe përroi që lidh dy fshatra fryhet nga prurjet e shumta.
Banorët thonë se, ia kanë paraqitur të gjitha institucioneve, por deri tani askush nuk ka ndërhyrë për riparimin e saj.
“Problemin e kemi me urën, dërrasat janë thyer, prandaj i kaloj këtej nxënësit, askush nuk e ka zgjidhur problemin, deputeti se do të rregullonte dërrasat, premtoi por asgjë” shprehet një banor.
Edhe drejtusit e shkollës e konsiderojnë si një problem shumë akut, por askush nuk i ka ndihmuar nxënësit, ndonëse ata nuk e frekuentojnë shkollën, nga frika e rrëmbimit të tyre nga rrjedha e përroit. Ata duhet të përshkojnë në këmbë dhjetra kilometra rrugë, pasi vijnë nga dy fshatra të ndryshëm, në të vetmen shkollë që ka zona.
“Problem është se një pjesë e fëmijëve rreth 50% janë nga pjesa tjetër e fshatit që duhet të kalojnë urën e cila nuk është në gjendje të mirë sidomos gjatë kohës së dimrit”shprehet Bukurie Hoxha,drejtore e shkollës
Sikur të mos mjaftojë rruga që përshkojnë, shkolla ku mësojnë këta nxënës ka mungesa të theksuara në bazën materiale.
Një pjesë e mirë e nxënësve detyrohen të qëndrojnë në këmbë pasi nuk ka karrige dhe banka. Madje, edhe mësuesit në këshillin pedagogjik, nuk kanë karrige për tu ulur.
“Nxënësit janë pajisur me libra por shkolla si godinë është në gjendje të mirë, por mungon baza materiale “ shton Bukurie Hoxha
Shkolla 9-vjeçare numëron 127 nxënës, nga të cilët 11 janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës, ndëkrohë që 37 fëmijë ndjekin ciklin parashkollor në ambientet e saj.
Ura e fshatit Orgjost
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com