TIRANË- Nxënësit e kolegjit privat ‘Mehmet Akif’, i cili u mbyll pak ditë më parë me vendim qeverie për shkak se nuk plotësonte kushtet ligjore, kanë protestuar ditën e sotme para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Një pjesë e nxënësve ato kanë mbajtur fjalime para ambienteve të ministrisë së Arsimit, ku kanë kërkuar që të shfuqizohet vendimi për mbylljen e shkollës.

‘Na shkatërruat çdo ëndërr që kemi krijuar në ambientet e shkollës ‘Mehmet Akif’. Jemi kundër mbylljes së arsimit cilësor. Sot kuptova se çdo të thotë që të të prishin ëndrrat. Anulo mbylljen e ‘Mehmet Akif’.’- u shprehën nxënësit.

Pasi protestuan para ministrisë, nxënëset e kolegjit turk iu drejtuan ambienteve para kryeministrisë ku kërkonin që të anulohet vendimi për mbylljen e shkolllës ‘Mehmet Akif’. Duke sfiduar reshjet e shiut, ato kërkuan përfaqësues të kryeministrisë që t'u përgjigjen kërkesave të tyre.

‘Ishte një shkollë elitë që ne e kemi zgjedhur me shumë dëshirë. Ato të rregullohen, por mos t’u ndërpriten ëndrrat fëmijëve tanë. Shpersojmë që të merret një vendim i drejtës, që mos të ndërpritet mësimi.' - u shpreh një nga prindërit që ishte në protestë bashkë me nxënësit.

Për protestën ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se është zbatuar ligji për mbylljen e kolegjit. Sipas Ramës, nxënësit të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht.

Në një reagim pak ditë më parë, kreu i qeverisë sqaroi se vendimi për mbylljen është marrë pasi pronarët kanë shitur godinën ku kishin lejen e aktivitetit shkollor dhe kanë hapur aktivitetin pa marrë lejen sipas ligjit. Duke iu referuar spekulimeve se lidhet me kërkesën e Erdogan, Rama i cilësoi si teori konspiracioni dhe thotë se publiku bombardohet me lajme të rreme.

Nxënësit e kolegjit turk Mehmet Akif kundërshtuan edhe pak ditë më parë me protestë vendimin e qeverisë për heqjen e licencës me argumentin se godina e re në Mëzes nisi mësimin pa u certifikuar nga ministria. Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe tranferimin e nxënësve në shkolla të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:41
Berisha: Rama, vasal i shpifur i Erdoganit! Solidaritet me protestën, qytetarët t’i bashkohen

 

Berisha ka komentuar edhe protestën e nxësnesve të kolegjit turk ‘Mehmet Akif’ ku tha se Rama është vasal i presidentit turk, Erdogan.

Sot, në këtë paraqitje para jush, dua të dënoj edhe njëherë, me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik, të ulët, të Edi Ramës ndaj shkollave, ndaj arsimit privat në Shqipëri. mnKy vasal i shpifur i Erdogan, që e cilëson Shqipërinë ku mund të urdhërojë hapje e mbyllje shkollash dhe xhamish, ka urdhëruar mbylljen e një kolegji me parametrat më të mirë dhe me një histori 26-vjeçare në Shqipëri, kolegjit ‘Mehmet Akif’.Në traditën e tij të gënjeshtrave, Rama u tha shqiptarëve se shkaku i mbylljes ishte se miku i tij, me avionin e të cilit udhëton si taksi, ka blerë godinën.

Gënjeshtar i lindur, i shpifur. Të na thotë pak, kopshtit me 255 nxënës, të gjithë të afërt me moshën e djalit të tij, çfarë kishe me kopshtin, që mbylle? mA e di ky njeri se ata vogëlushë, ditën pas çerdhes familjare, e kalonin në këtë çerdhe, me njëri-tjetrin, ku mësonin, gëzonin, festonin me njëri-tjetrin. Prisnin të nesërmen për të shkuar me kënaqësi në kopsht. Ky genjeshtar i lindur, që për të zbatuar urdhrat e verbra të presidentit të Turqisë, shkel çdo kod etik dhe moral në vendin e tij.

Unë u bëj thirrje gjimnazistëve të Tiranës, të bashkohen me nxënësit e kolegjit ‘Mehmet Akif’. mnU bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të mbështesin protestën e tyre, sepse kjo përbën një shkelje flagrante të lirisë së shkollimit. Ky është një vendim i marrë jashtë Shqipërie. Një vendim i turpshëm, një vendim që ka në bazë lidhje jashtëzakonisht të sëmura dhe të dyshimta. Si mundet kryetari i qeverisë të një vendi, me urdhër të një presidenti të një vendi tjetër, t’u vërë çelësin kopshtit dhe shkollave të vendit? E dënoj me forcën më të madhe këtë vendim, antidemokratik dhe antishqiptar, të një njeriu, unë e kam të lehtë të them i kapur nga Sinan Idrizi, por jo, ai është vetëm një pion në këtë skenar të turpshëm, që nuk ndodh në asnjë vend, ndodh vetëm në republikën e mafies së Edi Ramës.

Edhe njëherë, solidariteti im i plotë me nxënësit dhe vogëlushët e kopshtit, viktima të një njeriu, të një gënjeshtari, mund t’i vësh çdo epitet, që nuk njeh as ligj e as moral.- tha Berisha. 

Ora 11:48
Nxënëset sfidojnë shiun, lënë çadrat në protestën para kryeministrisë: Po presim përgjigje

 

Nxënëset e kolegjit turk kanë sfiduar shiun duke lënë çadrat në tokë teksa protestojnë para kryeministrisë për mbylljen e shkollës ‘Mehmet Akif’.

“Ne jemi ekselenca. Ne do këmbëngulim. Ministrja Kushi të japë dorëheqjen. Po presim përgjigje”, janë disa nga thirrjet e studentëve.

Ora 11:24
Nxënësja e shkollës 'Mehmet Akif' lë medaljen para kryeministrisë: E meriton për shkatërrimin e ëndrrave tona

 

Një nxënëse e shkollës ‘Mehmet Akif’ i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke i thënë se institucioni arsimor që u mbyll me vendim qeverie sepse nuk plotësonte kriteret ligjore. Ajo zgjodhi që një nga medaljet që ka fituar në kompeticionet e shkollës t’ia japë kryeministrit.

Ajo la medaljen para kryeministrisë duke i thënë se e meriton këtë për shkatërrimin e ëndrrave të tyre.

“Nuk është aspak logjike që më shumë se 200 prindër dhe nxënës të ndihen të detyruar që të kërkojnë të drejtat e tyre. Prindërit po ngrihen për fëmijët e tyre. Boll me shfajësime se nuk mban më ujë pilafi. Justifikimet tuaja janë pa baza, hajdeni dhe shihni standardet e larta që ofron shkolla. Në këtë mes viktima jeni ju se u ngatërruat me këmbët tuaja. Boll më se nuk ju lejojmë të njollosni shkollën tonë për interesat tuaja. Unë po të lë një medalje ari në shenjë sensibilizimi sepse ju meritoni medaljen e arit për shkatërrimin e ëndrrave tona”, tha nxënësja.

Ora 10:47
Protestat e nxenësve të ‘Mehmet Akif’, Rama: Po protestojnë kunder pronarëve, kemi zbatuar ligjin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e nxenësve të ‘Mehemet Akif’. Kreu i qeverisë thotë se është zbatuar ligji.

'Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.'- shkruan Rama.

Ora 10:21
‘Kam të drejtë të arsimohem në shkollën që dua’, protestuesit nisin marshimin drejt kryeministrisë

1664184111_11.jpeg

Nxënësit që kanë dalë për të protestuar për mbylljen e kolegjit ‘Mehmet Akif’ kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë. Me pankarta në duar, të gjithë njëherazi brohorasin: “Kam të drejtë të arsimohem në shkollën që dua.”