Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’, Ministria e Arsimit: Nuk plotësonte kriteret ligjore! Nxënësit protestojnë para shkollës: Duam drejtësi

TIRANË- Pas vendimit për mbylljen e kolegjit privat turk ‘Mehmet Akif’, ministria e Arsimit ka sqaruar publikun edhe për arsyet dhe shkaqet e marrjes së këtij vendimi. Në një reagim zyrtar, ministria e Arsimit Evis Kushi, thotë se ky vendim ka ardhur si rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licensës në fjalë.

‘Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet.’- sqaron ministria e Arsimit.

Sipas Kushit, ministria e Arsimit, në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve.

‘Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit.’- nënvizon ministria e Arsimit.

Duke ju referuar publikimeve, se mbyllja e shkollës erdhi pas kërkesës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ministria e Arsimit dhe Sportit hedh poshtë këto spekulime, duke nënvizuar se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje rreth shkaqeve të këtij vendimi.

Mësohet se shkolla e mesme private Mehmet Akif kishte nisur mësimin në ambiente të reja në Mëzez të Tiranës. E gjithë situata solli dhe reagimin e drejtorit të kolegjit “Mehmet Akif”, që është pjesë e fondacionit arsimor Gulistan që operon Kolegjet Turke në vendin tonë nga viti 1993. Drejtorin turk të kolegjik nuk e bind sqarimi i Ministrisë së Arsimit se vendimi nuk ka lidhje me spekulimet që është bërë për të mbështetur kërkesën e presidentit Erdogan për të mbyllur shkollat që financohen nga kundërshtari i tij, Fetullah Gulen.

"Nuk është e drejtë që ato që dimë ti shprehim. Ju e dini si qysh tek ndodhin gjërat", tha Mustafa Ertekin.

Mbyllja e kolegjit ka sjellë edhe rezistencën e nxënësve, prindërve dhe të mësuesve të shkollës, të cilët po protestojnë ditën e sotme para godinës kundër këtij vendimit të qeverisë. Ato thonë se do të ndjekin rrugët ligjore. Në shenjë revolte, nxënësit dorëzuan certifikatat dhe medaljet e arit që kanë fituar në olimpiada, të ndryshme.

Reagim ka pasur edhe nga fondacioni “Gulistan” që zotëron kolegjin 'Mehmet Akif” duke sqaruar se ndryshimi i godinës është bërë për të për të siguruar ambiente të denja për nxënësit.

‘Njoftuam Ministrinë e Arsimit si edhe morëm leje për të kryer punime nga institucionet e qeverisjes vendore. Gjatë kësaj periudhe, deri në fund të muajit gusht kemi patur inspektime dhe korrespondencë të rregullt me autoritetet përgjegjëse dhe nuk kemi hasur asnjë problem dhe nuk jemi informuar për diçka që nuk shkon në drejtim të vijimit të punës normalisht’, thuhet në reagim.

Kolegji turk ka publikuar për mediat edhe kërkesën zyrtare se ka vënë në dijeni ministrinë e Arsimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, për ndryshimin e godinës, pasi objekti nuk plotësonte standarde.

Edhe opozita ka reaguar në lidhje me mbylljen e kolegjit, duke kërkuar transparencë për vendimin.

Kujtojmë se mbyllja e insititucioneve arsimore të themeluar nga organizata e Gylen ka qenë edhe kërkesë e Erdogan ndaj qeverisë.

Vërtetimi që kolegji ka kërkuar ndryshim te godinës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:59
Pas nxënësve reagojnë edhe pedagogët, shkojnë te ministria e Arsimit për mbylljen e shkollave turke: S’jemi përfaqësues të institucionit jemi të fëmijëve tanë

 

Pas nxënsëve edhe pedagogët kanë shkuar të ballafaqohen në ministrinë e Arsimit për mbylljen e shkollave turke.

‘Ne ju lutemi si prindër, s’jemi përfaqësues të institucionit jemi përfaqësues të fëmijëve tanë’- thanë ata.  

Ora 12:21
Drejtori i kolegjit turk: E dini si ndodhi gjërat këtu! 3 muaj më parë kërkuam të zhvendosemi në godinën e re

 

Drejtori Mustafa Ertekin ka reaguar për mbylljen kolegjit “Mehmet Akif”, që është pjesë e fondacionit arsimor Gulistan që operon Kolegjet Turke në vendin tonë nga viti 1993.  Ai tha morën vërejtje për tabelat, llambat si dhe për mungesën e një palestre. Megjithatë tha se 3 muaj më parë bënë kërkesë për zhvendosje por nuk kanë bërë asgjë në kundërshtim me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.

“Nga Ministria e Arsimit nuk na ka ardhur ende asnjë vendim zyrtar. Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë e kemi marrë vetëm nga mediat. Vendimin e kemi pritur si një surprizë të madhe. Sipas një raporti na është thënë që kjo ndërtesë nuk është e përshtatshme për kushtet e shkollimit.

Vërejtja që është bërë nga komisioni i inspektorëve ka qenë për 4 klasa për pozicioni i tabelës dhe mbajtja e llambës. Ndryshimin e kemi bërë menjëherë. Ky qenka problem serioz deri në mbylljen e një institucioni. Ne jemi në shekullin 21 dhe përdorim teknologji si tabela smart që nuk kanë të bëjnë aspak me dritën natyrale.

Shpresoj të na mirëkuptoni se jemi detyruar që të shkëputemi në një kohë të shkurtër. Vërejtje tjetër ka qenë mungesa e një palestre. Unë në këtë moment, në këto kushte nuk mund t’i bind as prindërit, as nxënësit që këto janë kushte për të mbyllur një institucion.

Ne jemi institucion arsimor 30-vjecar, e dimë si duhet të veprojmë kur zhvendosemi nga një godinë në një tjetër. Në 3 muaj kemi aplikuar në ministri për të zhvendosur godinën e re. Japim shkollim që nga viti 1992. Ky institucion i ka dhënë këtij vendi mijëra maturantë të suksesshëm, doktorë e inxhinierë. Këto vajza vijnë nga çdo krahinë e vendit dhe kanë inteligjencë e sukses.

Ne kemi vepruar sipas juridiksionit, kemi aplikuar, ka bërë vizitën por nuk na kanë thënë asgjë. Nuk kemi bërë asgjë në kundërshtim me udhëzimet e ministrisë. Për vendimin e qeverisë do kemi një konferencë shtypi, shpresojmë që nga ana legale do bëjmë çdo gjë është e mundur. Ditët në vijim do ju njoftojmë për hapat që marrim”, tha Ertekin.

Drejtorin turk të kolegjik nuk e bind sqarimi i Ministrisë së Arsimit se vendimi nuk ka lidhje me spekulimet që është bërë për të mbështetur kërkesën e presidentit Erdogan për të mbyllur shkollat që financohen nga kundërshtari i tij, Fetullah Gulen.

“Preferoj të mos i përgjigjem direkt kësaj pyetje por ju e dini mirë si qysh tek ndodhin gjërat. Nuk është e drejtë që ato që dimë t’i shprehim”, tha drejtori.

Ora 11:24
‘Na thonë duajeni kombin dhe vetë na përzënë!’, protesta para kolegjit turk, nxënësja: Ëndrrat na i mbyllin në sirtar

 

Një nxënëse ka protestuar në protestën para kolegjit turk. E përlotur ajo është shprehur se ëndrrat asaj dhe kolegeve në shkollë po ua mbyllin në sirtar.

‘Na thanë duajeni kombin por vetë në pazëne. Ëndrrat na i mbyllin në sirtar, arsimdashësit në një zë! 3 minuta thonë dhe dritën keni për të parë.’- tha ajo.

Ato u shprehën për Report Tv se do t’i luftojnë deri në fund kundër këtij vendimi.

‘Duam  që këtij rrugëtimi t’i shkojmë deri në fund. Është e padrejtë që ky vendim të merret. Ne do të luftojmë kundër vendimit për mbylljen e kolegjit ‘Mehmet Akif’.’- u shprehën nxënëset.

Ora 10:55
Protestë për mbylljen e kolegjit turk në Tiranë: Përgjithmonë Mehmet Akif

 

Ka nisur protesta për mbylljen e kolegjit turk në Tiranë.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/09/2022 00:37

    Ne nje nga filmat me te famshem te Hollywoodit,/CASABLANCA/ zhvillohet kjo skene:Ne nje kafe e hapur nga nje amerikan ne Casablanka,Marok gjate L.II.B,mblidhen naziste,emigrante qe duan te ikin ne U.S si dhe zyrtare franceze,pasi Maroku ishte koloni atehere.Nje nate nje antifashist organizon nje forme proteste shume interesante.Ndersa nazistet po kendonin kenget e tyre,antifashisti se bashku me orkesten e lokalit dhe klientet ne te njejten kohe kendojne /Marsejezen/duke arritur jo vetem te mbulojne kengen e nazisteve,por dhe te ngjallin entuziazmin patriotik tek klientet.Pas kesaj shefi i Gestapos qe ishte prezent,urdheron kryepolicin francez qe gjithashtu ndodhej ne lokal, qe te mbyllte lokalin,per cfaredo arsye te gjente,por ama t'a mbyllte patjeter,kryepolici i bindet dhe e mbyll.Kur pronari e pyet se perse e mbyll,ai i thote se //ishte i shokuar qe luhej bixhoz ne lokal//,megjithese luante dhe vete rregullisht.Keshtu jane dhe arsyet qesharake qe papritur min.e arsimit kujtohet te kerkoje pas gati 25 vjet a me teper funksioni,aq me teper kur ka shkolla ne vend qe jane ne gjendje me te keqe.Tani ndrojni vete rolet e personazheve te filmit me keta bufone,shefi i nazisteve=Erdogani,kryepolici francez=Rama,Kushi,antifashisti=Guleni,pronari i kafese=studentet e kolegjit,profesoret,familjet,populli i thjeshte.Ironike kur jeta imiton artin,apo jo!!!

    Përgjigju
  • Tarrasi: 23/09/2022 14:00

    O toni lumadhi vetem ato fjale do ti o i zi sufllaqe dhe xaxiq kaq memori card ke , i shkreti ti

    Përgjigju
    • Elton: 23/09/2022 15:34

      une kam mjaftueshem memory card sa per ti cuar te gjithe politikanet ne kosh te plehrave pa perjashtim ,me poshte flas per dinjitetin qe dukshem eshte dicka qe nuk e posedon fare o mik ,vini ketu e na tregoni edin ,saliun ,lulin ,meten dreqin dhe te birin .....

  • elton: 23/09/2022 13:17

    diku tjeter rri lepuri ,se shpejti do kete nje tjeter kulle aty.....

    Përgjigju
  • sanije: 23/09/2022 12:58

    kot sjua ka mbyll qeveria shkollen. eshte e kote te protestojne kur nuk ishin ne rregull me qeverine

    Përgjigju
    • Toni: 23/09/2022 13:18

      te befte mire sufllaqja ...

  • enduel: 23/09/2022 12:56

    nga nje ane mir e ka ber qe e kane mbyllur sepse nuk i plotsonte kerkesat e nxenesve

    Përgjigju
    • Toni: 23/09/2022 13:18

      te befte mire sufllaqja

  • Turi: 23/09/2022 11:36

    Komb barbon protestojnë për turkomanët ae na plasi ***** , kur bëhet thirrjw rë protestojnë për rritjen e cmimeve asnjë nuk del ****sahanlëpirës

    Përgjigju
  • kosta: 23/09/2022 10:25

    qeveria jone i tregon ketij mehmet aqifit qe duhet te zbatosh rregullat sepse ka te beje me femije per te cilet ju dilni ne proteste pastaj nese u ndodh gje. kjo eshte e gjitha per ata qe kuptojne dhe militantet e foltores dhe babaxhikes qe nuk ka shanse te marrin vesh gje. kjo kategori militantesh marrin si aksiome vetem ligjeraten e berishes dhe perrallat si i pakorruptuar te ilirit te çepanit.

    Përgjigju
    • Toni: 23/09/2022 13:19

      ndersa militantet e edit vijne era xaxiq...

  • Eli: 23/09/2022 10:16

    Epo qe te jete kaq e pacipte kjo ministre due qeveri. Jeni flliqesira Turp

    Përgjigju
  • erion: 23/09/2022 09:29

    qeveria jone kome e kembe e kapur. skandal duhen rrezuar menjehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës