Kënga legjendare e “Eposit të Kreshnikëve”, afruar artistikisht nga nxënësit e Lezhës ka suprizuar jo pak publikun. Nga oda e miqve, deri tek festat e rapsodëve pjesë nga cikli i këngëve legjendare të kreshnikëve me në krye dy vëllezërit Mujin dhe Halilin erdhën nën interpretimin e nxënësve të talentuar.
“Ishte shumë e bukur. Kisha një ndjesi jashtëzakonisht mbresëlënëse. Nuk e kisha imagjinuar as në ëndrrat e mia që të dilja në këtë skenë”, shprehet një prej vajzave.
Aktorëve të vegjël interpretimi i veprës u ka përcjellë emocione të jashtëzakonshme.
“Kishim shumë emocione nëse do i pëlqente publiku apo nëse do kishte një problem dhe nuk e dinim se si do dilnim . Por kemi dalë mjaft të kënaqur dhe mendojmë se shfaqja ishte një sukses”, shprehet ajo.
Për mësuesen Alketa Bejtja dhe drejtoreshën e shkollës Anisa Skandaj, se aktivitete janë një mundësi e mirë për të trashëguar tek të rinjtë dashurinë për artit dhe veprimtari të tilla do të jenë të vazhdueshme.
“Kjo vepër u konceptua jo vetëm në kuadër të aktrimit, por u përpoqëm të sillnim të gjithë elementët e artit popullor. U mirëprit jashtëzakonisht shumë mirë dhe nga të ftuarit”, tha mësuesja Alketa Bejtja.
“Në shkollën tonë u vu re që nuk kemi talente vetëm në muzikë, por në art , shkencë dhe në aktrim . Unë jam e sigurt që në të ardhmen do kemi arritje të tjera edhe më të mëdha”, tha Anisa Skandaj, drejtoresha e shkollës.
Në kuadër të projekteve “Arte dhe zeje” shkolla 9-vjeçare "Besëlidhja" në Lezhë është bërë në vazhdimësi pjesë e nismave dhe veprimtarive të ndryshme duke sjellë në skenë vepra si Gjaku i Arbrit etj.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.7%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup kriminal, Policia e arreston në Kurbin (EMRI)
6 Janar, 17:24
-
Murtaja afrikane, kontrolle në katër rrugë kombëtare në Shkodër dhe Lezhë, Shërbimi Veterinar bllokon 7 mjete me 43 derra! Inspektim dhe në fermat e origjinës
6 Janar, 16:24
-
Lezhë/ Kremtohet dita e 'Ujit të Bekuar', besimtarët i bashkohen ritualit fetar në katedralen e 'Shën Nikollit' (VIDEO)
6 Janar, 11:26
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë
5 Janar, 14:20
-
Lezhë/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me furgonin, plagoset njëri prej shoferëve (VIDEO)
5 Janar, 11:47
-
Përplasi për vdekje me furgon 56 vjeçarin, arrestohet shoferi (EMRI)
4 Janar, 10:25
-
Kollë dhe temperaturë e lartë, dhjetëra fëmijë në Pediatrinë e Lezhës! Mjeku: Është virozë, mos merrni ilaçe pa recetë
3 Janar, 14:40
-
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, furgoni përplas motorin! Vdes një nga drejtuesit, shoqërohet tjetri (EMRI+VIDEO)
3 Janar, 08:09
-
Digjet makina në aksin Lezhë-Vau Dejës, nuk ka të lënduar
2 Janar, 22:08
-
Kthimi i qytetarëve në Shqipëri pas festave, krijohet trafik i rënduar në segmentin Milot -Balldre (VIDEO)
2 Janar, 17:15
-
Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025
2 Janar, 15:38
Kjo duhet te perbeje lajm she duhet shkruar me germa te medhaja, Aktivitete te tilla edhe lajme te tilla i duhet Shqiperise se lodhur nga prapambetja, pergezoj kete rini te mrekullueshme qe e kan organizuar dhe interpretuan kaq bukur nje pjese te Kultures tone te pasur, ju faleminderit.
Përgjigju