TIRANE- Kisha e Shën Prokopit në Parkun e Liqenit, e cila gjatë regjimit komunist u shndërrua në bar-bufe, do të rikthehet në gjendjen e saj të mëparshme, në shërbim të besimtarëve të krishterë dhe vizitorëve të shumtë. Kjo ka qenë deklararata e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj gjatë mbjelljes së 100 fidanëve të rinj me nxënësit e shkollës “Qemal Stafa” dhe “Kongresi i Lushnjës”.
“Kjo quhet kodra e Shën Prokopit dhe po të shikoni fotot e vjetra të Tiranës, tani që kryeqyteti ka mbushur 100 vjeç, kodrat kanë qenë komplet të zhveshura, këtu në majë ka qenë vetëm kisha, të cilën do ta rikthejmë siç ka qenë. Tani nga maja e kodrës shohim mijëra pemë, të cilat nuk ndodhen këtu rastësisht, pra dikush përpara nesh i ka mbjellë. Para 5 vitesh rifilluam me aksionin e mbjelljes së pemëve dhe sot besoj çdo gjeneratë, edhe gjenerata jonë, ka për detyrë, një detyrë morale qytetare, që t’ia lërë gjeneratës tjetër qytetin më të mirë sesa e gjeti”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku shtoi se Tirana i ka të gjitha mundësitë të jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë edhe me teknologjinë e informacionit, por edhe në nisma të tilla si mbjellja e pemëve apo kujdesi për qytetin. “Jam super i lumtur që çunat dhe gocat më të mirë të “Qemal Stafës” na janë bashkuar në fushatën e mbjelljes së pemëve. Kush punon, ecën përpara! Një qytet duhet të eci me të dyja marshet: edhe me teknologji të lartë, me aplikacione, me kodim, me softëare, me dizajn, sepse Tirana i ka të gjitha mundësitë të jetë një Kryeqytet Evropian i Rinisë edhe për teknologjinë e informacionit; por duhet të mbjellim edhe pemë, ta mbajmë pastër qytetin, të përdorim më shumë biçikletën dhe transportin publik”, deklaroi ai.
Teksa ftoi edhe të rinj të tjerë që t’i bashkohen kësaj nisme, Veliaj nënvizoi domosdoshmërinë për t’u kujdesur për mjedisin dhe shtimin e hapësirave të gjelbra. “Shumë i lumtur që kemi çuna edhe goca në Tiranë që i kuptojnë të dyja këto elemente, kuptojnë që një shoqëri ecën duke u mbështetur te teknologjia, por nuk mund të përqafojmë teknologjinë në një qytet zhul, në një qytet që s’ka pemë, që s’ka oksigjen, që s’ka jetë dhe hapësira të gjelbra”, tha Veliaj.
C'fare pemesh po mbjell ti mor hajvan,,veliaj,,ne ane te fakultetit inxhinjerise ,,mbrapa pallatit te kultures,,,edhe lart tek liqeni ,,fidanet qe ke mbjellur i ke mbjellur kot sepse ato jane thare,,parate jane harxhuar dhe pemet nuk celin gjethe,,c'fare pune ke bere ti pune muti,,ashtu sic u thane dhe palmat ne autostrade,600 dollare 1 peme,,a mbidhet palma ne autostrade,,...ju vrafte zoti me coronavirus mor hajdute te parave te popullit...,,/
PërgjigjuNUK MUND TE MBULOHET MASAKRA ME PALLATE QE PO I BEN TIRANES ME MBJELLJEN E DISA PEMEVE TEK LIQENI,,,,KU E KE PLANIN URBANISTIK TE TIRANES ,,,,PSE PUNON PA PLAN URBANISTIK ERION VELIAJ APO S'TE LE EDI,,,,U BENE 7 VJET ,,,NXIRRE DHE NA E PARAQIT PO E KE ,,,,JU PUNONI PA PLAN URBANISTIK SEPSE NUK JENI TE SIGURTE SESI JU SHKON PRISHJA E SHTEPIVE PA LEJE,,DHE KESHTU JENI TE DALE KU TE DALE NJE COPE TOKE E TE NDERTOJME PALLATE,,,PLANI URBANISTIK NUK JU LE TE NDERTONI NGJIT ME NJERI-TJETRIN,,DUKE I ZENE DIELLIN TJETRIT,,PA PARKINGE ,,E PA LULISHTE ,,PRANDAJ JU PUNONI PA PLANE URBANISTIKE DHE REZULTATI ESHTE HALEJA QE KENI BERE NE ASTIR,,KOMUNA E PARISIT,,DON BOSKO,ETJ,E BRENDA UNAZES PO ASHTU...
Përgjigju