Nxënësit e shkollave të kryeqytetit po i kushtojnë një rëndësi të veçantë teknologjisë së informacionit. Teknologjia është e ardhmja dhe të vegjlit duan të mësojnë sa më shumë rreth saj. Fokusi i tyre duket qartë në postimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ku nxënësit e shkollës "Gustav Mayer" shfaqin interes për këtë fushë, duke treguar shembuj të ndryshëm nga informacionet që ata kanë.
Ndërsa shumë shpejt të apasionuarit pas kodimit dhe teknologjisë do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre te Piramida, e cila falë nismës së Bashkisë së Tiranës do të shndërrohet në një godinë kushtuar posaçërisht kësaj fushe kaq të rëndësishme për të ardhmen. "Nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” duan me patjetër të mësojnë gjithçka rreth kodimit. Me dëshirën dhe vullnetin që kanë, pak nga pak do të bëhen gjeni në të ardhmen. Mezi pres që t’i shoh së shpejti te pikëtakimi i të apasionuarve pas teknologjisë, PIRAMIDA", shkruan kryebashkiaku Veliaj në Facebook.
Sipas bashkisë, Piramida e Tiranës do të jetë një godinë transparente dhe plot dritë, për të krijuar idenë e një vendi që merr frymë në Tiranë. Për këtë parashikohen që të përdoren sa më shumë xhama, për të bërë të mundur që drita natyrale të dominojë në ambientet e brendshme të saj. Gjithashtu ky projekt synon të krijojë Simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit.
Risi e revitalizimit të qendrës qëndron në faktin se modeli TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Të rinjve do t’u jepen mjetet dhe njohuritë që kanë nevojë për të arritur potencialin e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të zhvillojnë aftësitë e tyre të të mësuarit për t’u përballur me sfidat e shekullit 21. Programi i të mësuarit TUMO përbëhet nga aktivitete të vetëmësimit, workshope dhe laboratorë në 14 programe të ndryshme nën mbikëqyrjen e ekspertëve më të mirë nga e gjithë bota .
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj në Bruksel për 75-vjetorin e Kolegjit të Europës: Vitin tjetër dyfishohet numri i studentëve! Kampusi, histori suksesi për Tiranën
21 Nëntor, 15:21
-
Festivali i Nomadëve Digjitalë, Veliaj: Tirana, qytet kozmopolitan i të gjithëve! Bëhemi gati për titullin ‘Kryeqyteti Europian i Kulturës'
20 Nëntor, 15:46
-
Premtimi i Veliajt, nga 1 janari 2025 pensionistët do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë! Vendimi miratohet me votat e socialistëve në Këshillin Bashkiak
19 Nëntor, 17:54
-
Prezantohet në shqip libri i ish-kryebashkiakut të Bogotas, Veliaj: Ekipi i tij do ndihmojë në zbatimin e sistemit të ri të transportit në Tiranë
19 Nëntor, 14:46
-
Sot 80 vjetori i Çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë, homazhe te ‘Ushtari i Panjohur’! Veliaj: Të lëmë përçarjet për përparimin e shoqërisë
17 Nëntor, 08:29
-
Rehabilitohet blloku i banimit në Njësinë 3, Veliaj: Tirana, një kantier investimesh, buxheti 2025, më transformuesi
16 Nëntor, 13:07
-
Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë, Bashkia e Ferizajt i bashkohet festës së madhe të pavarësisë: Emocion, krenari, lavdi e festë e jashtëzakonshme
13 Nëntor, 20:09
-
FOTOT/ Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, Veliaj: “Do të jetë një super shkollë me 4 kate, gati për vitin e ardhshëm shkollor”
12 Nëntor, 12:00
-
Veliaj i ftuar në Akademinë Politike të PS: Puna dhe reputacioni që lëmë pas, kontribut dhe vlerë për vendin
9 Nëntor, 14:00
-
Veliaj vizitë dy ditore në Aleksandri: Tirana, simboli i bashkëjetesës Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut
8 Nëntor, 18:50
-
Më 28 nëntor mbahet në Tiranë parada kuqezi, Veliaj thirrje shqiptarëve: Eja festojmë në zemër të qytetit me këngët nga çdo trevë shqiptare
6 Nëntor, 16:13
-
Veliaj thirrje qytetarëve: Ta kthejmë nëntorin në një muaj feste, valëvisni flamurin kudo ku ka shqiptarë (VIDEO)
5 Nëntor, 12:12