‘Kam puthur plaka me qëllim, e s’jam infektuar’, Sazan Guri kundër masave COVID! Mjekët: Vaksinimi pengon përhapjen e virusit! Vendimi i Komitetit i drejtë

Komiteti Teknik i Ekspertëve, vendosi dje për punonjësit e administratës publike, të supermarketëve e të qendrave tregtare që të futen në listën e atyre që e kanë vaksinimin kundër COVID të detyruar. Kjo ishte tema e debatit në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ të gazetarit Andi Kapxhiu në Report Tv, mes aktivistit Sazan Guri dhe dy mjekve, Erion Dasho si dhe Fabian Cenko.

Dy mjekët dakordësohen me vendimin e Komitetit të Ekspertëve që të imunizohet sa më shumë popullata me anë të vaksinimit masiv, si një masë për të bërë të mundur reduktimin e përhapjes së virusit. Por për aktivistin, Sazan Guri, vaksinimi masiv është pjesë e lojës së elitës së madhe botërore siç e quan ai, deklarata këto që u kundërshtuan nga mjekët të cilët nënvizuan se vaksinat janë të sigurta dhe se askush nuk ka qëllim uljen e popullsisë së botës, duke bërë thirrje që mos të besojnë teori konspiracioni. Në një kohë kur pandemia ka ‘paralizuar’ botën, Sazan Guri thotë se virusin e quan grip, ndërsa shtoi me se ai ka puthur edhe njerëz të moshuar me qëllim për t’u infektuar, por nuk është infektuar.

‘Janë persona të yshtyr nga elita botërore. Vaksinimi është pjesë e lojës së madhe botërore. Mjekësia nuk përdori racionalizëm! Nuk kanë përdorur shkencën reale! Kur  virusi është duke u dobësuar, pse t'i shtrëngon masat. Ke 70% të njerëzimit në botë të vaksinuar. Ndërkohë që ky që del sërish për vaksinim me detyrim! Nuk ka mundësi ky Omicron të jetë më i fuqishëm, se virusi i parë. Ato janë të pakënaqur se nuk po gjejnë dot një rast me Omicron!  Ja ku jam pa maskë, kam puthur plaka qëllimisht dhe s’më ka gjetur gjë dhe kur jam me grip e quaj rrufë. Ti kujton se do të vdesësh, ndërkohë që prekja është gjëja më e bukur!’- tha Guri.

Mjeku Fabian Cenko, tha se masat janë të domosdoshme dhe vaksinimi i popullatës duhet të progresojë sa më shpejt.

‘Masat që mund të jenë efektive, janë masat që reduktojnë kontaktet apo izolojnë transmetimin e infeksionit. Imunizimi i personave të progresojë sa më shpejt. Çdo njeri i pa imunizuar është një rast infeksioni. Këto janë masat të përkohëshme të cilët duhet të thyjnë atë kurbën e transmetimit të infeksionit. Në funksion të imunizimit të popullatës. Masat e distancimit do jenë masa që në një moment nuk do të mjaftojnë më. Çdo pengim, nuk janë mënyra për të detyruar njerëzit, por fokusohen tek ato aktivitet sociale e ekonomike, që kanë një rrisk të lartë për të transmetuar infeksionin. Çdo lloj mase që merret me kategori, i shërben pengimit të qarkullimit të sëmundjes. Përtej masave të reja që shtohen, duhet të përpiqemi që të bëhen të zbatueshme ato masa që janë marrë.’- tha Cenko.

Edhe mjeku Erion Dasho apelon për vakisinim masiv, duke e quajtur si të drejtë vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për vaksinimin e disa kategorive. Dasho tha se teksa qytetarëve ju ofrohet një vaksinë e sigurt, ato duhet të vaksinohen sa më parë.

‘Më e keqja në Shqipëri ka kaluar! Për vaksinat e dimë të sigurt se pas 6 muajsh nuk ka më imunitet, por derisa egziston mundësia që të marrim një dozë tjetër vaksine, atëherë, pasi kalojnë 6 muaj kujtdo i rekomandohet një dozë e tretë. Unë kam qenë kundërshtar i detyrimit, por duhet të kuptojmë se nuk është vetëm qeveria shqiptare, është ajo gjermane, italiane dhe i kemi parë të gjitha këto autoritete. Qeveria ka një lodhje, nëse popullit i garantohet vaksina e sigurt dhe qytetari refuzon ta kryejë vaksinën, si ka mbetur asgjë tjetër në dorë! I ka garantuar vaksina të sigurta dhe është e drejta e qeverisë që disa institucione të caktuara të vaksinohen, pasi do të mbrojnë këto persona të tjerë. Nuk jam për detyrimin, por e kuptoj ngushticën ku është vendosur qeveria. Nuk ka asnjë lojë. Nuk ka nevojë për konspiracion, nuk po përpiqet njeri për të ulur popullsinë e botës.’- tha Dasho.

Kujtojmë se nga dita e djeshme, çdo qytetar mbi 18 vjeç tashmë mund të vaksinohet me dozë të tretë përforcuese kundër COVID, 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Me dozën e tretë u vaksinua edhe kryeministri Edi Rama, teksa i bëri thirrje qytetarëve që mos të hezitojnë të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • viora: 03/12/2021 20:07

    Keshtu zhvillohet shkenca dhe Sazani ka suksese ne shkencen e gjithollogjise,po eksperimentin nuk e ka zhvilluar tamam.Nuk na thote se ku i ka puthur plakat.Te perserise eksperimentin duke i puthur plakat ne BY.. ,te presi 5 dite e te na tregoje rezultatin

    Përgjigju
  • Elton: 03/12/2021 14:34

    Ik or t q.m po ti I puth plakst se ke lek boll të kurohesh jasht shtetit Po shumica nuk I kan mundësit

    Përgjigju
  • Den: 03/12/2021 14:24

    Gjynah,u shtua dhe 1 sharlatan,po behet pandemi dhe akoma nuk ka vaksine per virusin e sharlatanizmit

    Përgjigju
  • Noli: 03/12/2021 14:18

    Pse duhet të merren idjote si Sazani për çështje që i takojne shkencës dhe për këtë flasin mjeket specialistë.

    Përgjigju
  • Dr. Deutschland: 03/12/2021 13:54

    Vaxinimi mbron thjesht te vaxinuarin qe ne rast infektimi të kaloj Covid19 pa pasoja dhe me shenja te lehta per veten, nuk eshte se shkeput zinxhirin e infektimit, nje i vaxinuar infektohet nga Sars Covid 19 dhe po ashtu infekton dhe te tjeret kur vet eshte Covid19+, mos ngateroni dynjan duke thene qe i vaxinuari nuk infekton te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?