LUSHNJE - Ndonëse jo më larg se mëngjesin e sotëm një vajzë 12 vjeç u aksidentua rëndë teksa kalonte mbi shinat e trenit për të shkuar në shkollë, shokët e saj vazhdojnë të përdorin të njëjtën mënyrë të kalimit të rrugës.
Vetë nxënësit kanë treguar për A1report se kanë frikë që kalojnë sipër shinave, por kjo është rruga më e shkurtër.
Me poshte lajmi i plotë për përplasjen e 12- vjeçares
Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti i Lushnjës në orët të ditës së sotme. Një nxënëse është përplasur nga treni kur ajo ishte duke shkuar për në shkollë.
E mitura me inicialet K.A, është nxënëse në klasën e gjashtë dhe ajo jeton në lagjen “18 tetori” afër stacionit të trenit dhe i duhet të kalojë shinat çdo ditë për të shkuar në shkollë në anën të tjetër të qytetit.
Mësohet se e mitura ndodhet në Spitalin Rajonal të Lushnjës në shërbimin e reanimacionit ku është në gjendje të rëndë për jetën.
Aksidentet hekurudhore janë të shpeshta në vendin tonë duke pasur parasysh se në këtë qarkullim nuk ka mbikalime apo nen kalime për këmbësorët.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO