Nxirje perfekte pa u djegur nga
dielli,  fototipet e lëkurës

Nxirje perfekte pa u djegur nga<br />dielli,  fototipet e lëkurës
Në këto ditë të nxehta, të gjithë duan që të marrin rreze dielli. Por si mund të nxihesh pa u djegur nga dielli dhe duke marrë edhe rrezet e mira. Një rol të madh në këtë proces luan edhe fototipi i lëkurës që ka secili nga ne. Janë identifikuar 6 fototipe të lëkurës, të cilët kanë speciafikat e tyre dhe duhet një kujdes i veçantë për t’i mbrojtur.

Tipi i lëkurës nuk varet nga vullneti ynë. Kundër saj nuk bëjmë dot gjë por në favor të saj mund të bëjmë shumë. Përqindja e pigmentit në lëkurë është një kriter për të matur ndjeshmerinë e lëkurës ndaj diellit  dhe na tregon se çfarë tipi lëkurë kemi.

Çdo njeri ka ngjyrë lëkure të ndryshme dhe është e rëndësishme të njihet fototipi që kemi për të ditur si të mbrohemi nga dielli. Ajo që është e rëndësishme është fakti se duhet të konsultoheni me një mjek dermatolog para se të dilni nën rrezet e diellit

Kur synohet një nxirje perfekte, mund të ndodhë edhe të digjesh. Mirëpo që të shmangni këtë bëni mirë të ndiqni disa sugjerime, që ju jepen këtu poshtë: Para së gjithash fikso nëse ke një lëkurë të bardhoshe, apo të errët. Lëkurat bardhoshe kanë nevojë për një mbrojtje diellore më të lartë, ndërsa lëkura e errët ka nevojë për mbrojtje më të ulët.
Kërko të mos ekspozohesh në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës. Nga 11:00 deri në 15:00 është mirë të qëndronin nën çadër.

Nëse keni nevojë të notoni, sigurohu që mbrojtja diellore të jetë rezistene ndaj ujit. Gjithsesi duhet ta aplikoni sërish çdo një orë. Ngjyrat e errët tërheqin dritën, prandaj mundohuni të vishni rrobabanjo që do të të ndihmojnë për një nxirje më të mirë. Drita e diellit stimulon nervin optik, që nga ana e saj stimulon prodhimin e melaninës. Nëse përgjithësisht digjesh në shpatulla, provo të veshësh një bluzë me mëngë të shkurtra gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Mos qëndro i/e shtrirë në diell për disa orë me radhë. Çdo orë, ose gjysmë ore ngrihu dhe freskohu. Nëse je në pishinë ose në det, bëj një zhytje dhe pastah rikthehu për të marrë rreze. Mos harro të aplikosh lyerjen me krem anti-diell.

Çdo mbrëmje, pas qëndrimit në diell, përdor një xhel me aloe vera. Rifresko lëkurën dhe rihidratoje. Nëse ke një djegie, qëndron në hije derisa të jetë shëruar plotësisht. Bëj një banjo të ftohtë dhe aplilo një garzë të ftohtë në pjesën që dhemb. Apliko edhe një krem hidratant, apo një krem post-diell.

Për lëkurat bardhoshe që digjen shpesh këshillohet një krem me faktor mbrojtës 40/50 për ditët e para e më pas me faktor 30, duke ardhur në zbritje. Kurse për lëkurat mesatare dhe të errëta, këshillohet përdorimi i një kremi diellor me faktor 15. Në këtë mënyrë do të reduktoni mundësinë e djegies, duke marrë edhe një nxirje për t'u pasur zili.
 
Faktorët mbrojtës, çduhet të dimë?

Faktorët mbrojtës janë produkte kozmetike me filtra mbrojtës  dhe luajnë rolin e filtrave diellorë
Faktorët mbrojtës janë të afta të thithin ose të pengojnë rrezet ultraviolet A e B,veç,ose së bashku.
Faktorët mbrojtës që përdorim duhet të sigurojnë mbrojtje për të dy llojet e rrezeve ultraviolet A e B ose faktori mbrojtës duhet të ketë 1/3 e pjesës së tij faktor mbrojtës për UV-A
Faktorët mbrojtës  tregohen me një shifër,e cila tregon orët e ekspozimit në diell pa u shfaqur shënja skuqjeje në lëkurë
Faktorët mbrojtës ndaj diellit nuk janë gjithshka apo ilaç magjik ,por thjesht zgjasin kohën e ekspozimit në diell
Faktorët mbrojtës duhet të përdoren në sasi të mjaftueshme,pra një lugë gjelle për një lyerje për një trup mesatar
Faktorët mbrojtës duhet të aplikohen shpesh,mbas notit,djersitjes apo  fshirjes me peshqir
Faktorët mbrojtës duhet përdorur gjatë gjithë kohës kur ekspozohemi në diell
Në fillim duhet krem me faktor mbrojtës të lartë ndërsa nga fundi i verës përdoret faktor mbrojtës më i ulët
Faktorët mbrojtës duhen përdorur edhe kur ka re, kur je nën çadër, ose në ujë
Faktorët mbrojtës ndryshojnë nga njeriu tek njeriu në varësi të tipit të lëkurës dhe të fortësisë së diellit
Produktet me faktor mbrojtës(SPF) duhen të jenë mbi 6, por mbani mend:
Faktor mbrojtës 6-10 ofron mbrojtje të ulët;  Faktor mbrojtës  15-20-25 ofron mbrojtje të i mesëm; Faktor mbrojtës 30-50 ofron mbrojtje të  lartë; Faktor mbrojtës  50 ofron mbrojtje shumë të lartë; lëkura e bardhë apo diell i fortë, duhet produkt me faktor mbrojtës 15-20-25; Lëkurë e errët apo diell i dobët, produkt me faktor mbrojtës 6-10.

lekura

"University of Sydney": Dielli i verës ju bën mirë edhe për sytë
 
Vera i bën mirë syve dhe mbron shikimin. Faktikisht, qëndrimi në ajër të pastër, siç ndodh tipikisht gjatë pushimeve verore, parandalon miopinë, sipas një studimi të publikuar në revistën "Experimental Eye Research". Në bazë të studimit të kryer nga Amanda French e "University of Sydney", shpjegohet se sa më shumë kohë kalohet në ajër të pastër, aq më pak zhvillohet miopia, pavarësisht nga faktorë të tjerë si të kesh prindërit miopë, apo të qëndrosh shumë përpara ekraneve të TV-së, ose kompjuterit. Hipoteza e hedhur nga mjekët, është testuar me sukses te kafshët dhe shpjegohet me faktin që ekspozimi ndaj dritës së diellit, favorizon riprodhimin e dopaminës në sy. Kjo substancë e mbron syrin nga shtrembërimi që sjell miopinë. Ndërkohë ka dyshime mbi faktin që kalimi i një kohe të gjatë jashtë mund të bllokojë progresionin e miopisë në subjekte që janë miopë. Për këtë janë duke u kryer studime klinike, me synimin për të reduktuar zhvillimin e miopisë te fëmijët.
 
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt 08.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve