OBSH iu ka bërë apel qytetarëve të ruajnë masat dhe të zbatojnë protokollet anti-COVID, në kuadër të festave festare, ndërkohë që në Europë vazhdon të ketë një rritje të rasteve të infektimit. Sipas OBSH edhe përse këto festa mund të duken ndryshe është e rëndësishme që të merren masa paraprake për të minizuar infektimet.
“Ndërsa këto festa të pranverës këtë vit mund të duken ndryshe, është e rëndësishme nëse merren masa mbrojtëse dhe masa paraprake”, shkruan OBSH.
OBSH thotë se festat, grumbullimet dhe udhëtimet duhet të shmangen nëse është e mundur.
Këshilla: Për individët dhe komunitetet
Ekzistojnë rreziqe të qarta që lidhen me kontaktin fizik dhe shumë vende po vendosin masa mbrojtëse gjatë javëve të ardhshme që duhet t’i zbatojnë të gjithë. Në mjediset ku lejohen grumbullimet duhet të merren masa për t’i bërë festimet sa më të sigurta.
Për festimet
Komunitetet në të gjithë Rajonin Evropian po vlerësojnë nëse do të organizojnë festime gjatë kësaj kohe. Në vendet që numri i infektimeve është i lartë, takimet virtuale, shtyrja ose zvogëlimi i grumbullimeve duhet të zbatohet.
Pavarësisht vendodhjes, çdo shërbim fetar duhet të mbahet jashtë kur është e mundur ose të jetë i kufizuar me grumbullimet, i minimizuar në kohëzgjatje, të respektohen masat anti-COVID, distanca fizike, ajrosja, përdorimi maskave. E rekomandueshme është të festohet me famijlarët.
Organizimet në ambjentet e mbyllura
Organizimet në ambjentet e mbyllura janë të rrezikshme sepse mbledhin grupe njerëzish nga familje të ndryshme, të cilët mund të mos jenë të gjithë duke respektuar masat anti-COVID. E rekomandueshme është të mos mblidhen shumë persona dhe të sigurohet ajrimi i mjedisit për të zvogëluar rrezikun.
Për udhëtime
Nëse udhëtimi është mënyra e vetme për të vizituar familjen dhe miqtë, shmangni çdo transport që mund të jetë i mbushur me njerëz. Disa vende kërkojnë një test negativ COVID-19 ose informacione të tjera mbi statusin shëndetësor para se të lejojnë hyrjen, dhe shumë kërkojnë karantinë. OBSH inkurajon të gjithë të ndjekin në mënyrë rigoroze udhëzimet nga autoritetet kombëtare kur udhëtojnë dhe të shmangin çdo udhëtim të panevojshëm.