Rikthimi i ish-ministrit të PD, Genc Ruli në “selinë blu”, është pasqyruar si një arritje e madhe nga mediat pranë kësaj force politike. Madje, disa prej tyre në emocione e sipër e kanë konsideruar si një sinjal të parë të fitores në zgjedhjet e ardhshme.

Si pjesë e një komisioni formal që thuhet se do të zgjedhë listën e garës elektorale, Ruli ka folur në disa intervista duke shpalosur ambicien për fitoren e madhe. Ndërkohë, mesa duket Ruli ka hequr dorë nga kritikat e adresuara ndaj kryedemokratit të cilit i kërkonte dorëheqje, duke e kërcënuar se në mungesë të saj ai dhe demokratë të tjerë do ta tërhiqnin zvarrë nga selia.

Pas humbjes së vitit 2017, Ruli ishte nga të parët që kërkoi menjëherë largimin e Bashës nga drejtimi i partisë dhe u bëri thirrjeve mbështetësve të PD-së që ta përzënë nga selia bashkë me gruan dhe kunatin, Erjon Isufi.

“Kam dashur te besoj se njeriu qoftë, ky politikan apo lider dhe ne momentin me te vështirë të jetës së tij, do përpiqej te paktën te ruante dinjitetin individual. Se dinjiteti jeton me gjate se çdo lavdi e mjere e çastit. Basha me deklaratën e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal është gjeja me e fundit qe e shqetëson atë. Normalisht për një individ qe e mori “lidershipin” e PD si dhurate ne “paje” nga Berisha dhe qe i beri programet e listat jo me zyrtaret e PD por me gruan e kunatin.

Ky lider qe beri një marrëveshje turpi me kundërshtarin e tij politik. Thjesht duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo te PD . Ky sot duhej vete te deklaronte largimin pa asnjë kusht nga drejtimi i partisë qe e çoi ne gremine. Ju them atyre qe ende e duan PD, e jo qe ende ju duhet P, nqs ai nuk jep dorëheqjen vete deri nesër, shkoni te selia e PD e përziejeni ate gruan e kunatin siç përzuri Jezusi tregtaret nga Tempulli.” shkruante Ruli i cili me siguri nuk e mban mend.

Gjithsesi, më poshtë po pasqyrojmë postimin e plotë të tij në Facebook, të cilin mesa duket ka harruar që ta fshijë./ Tema

Postimi i Rulit