Nxirret në shitje unaza prej zafiri e perandorit romak (FOTO)

Nxirret në shitje unaza prej zafiri e perandorit romak (FOTO)

Unaza 2000-vjeçare prej zafiri, e cila mendohet se i përkiste perandorit Romak Caligula është nxjerrë në ankand për 750,000 dollarë.

Hololiti blu i qiellit, i bërë nga një pjesë e vetme e gurit të çmuar, besohet të ketë qenë në pronësi të Caligulas, i cili u vra katër vite pasi mori fronin.

Fytyra e gdhendur në gur mendohet të jetë gruaja e tij e katërt dhe e fundit Caesonia, për të cilën u tha se perandori e quante aq të bukur, sa vendosi të kalojë me të i zhveshur para miqve të tij.

Sipas "Daily Mail", Caesonia, e cila u luajt nga Dame Helen Mirren në dramën historike erotike Caligula, u vra menjëherë pas burrit të saj.

E goditur nga pikëllimi për vdekjen e tij, ajo raportohet se me vullnet të plotë  i ofroi qafën atentatorit, duke i thënë që ta vriste pa hezituar.

'Unaza Caligula' qëndroi në koleksionin e Earl of Arundel nga 1637 deri në 1762 dhe u bë një nga gurët më të famshëm të  'Gurët e Marlborough'.

Ora 15:12
Nxirret në shitje unaza prej zafiri e perandorit romak
58/7
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



    ×

    Lajmi i fundit

    OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

    OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit