Nxirrnin certifikata pronësie false, dënohet grupi i zyrtarëve të hipotekës së Korçës

Nxirrnin certifikata pronësie false, dënohet grupi i zyrtarëve të hipotekës së Korçës

Erion Arifi dhe Arsidesa Hysi

Dënohen me 7.8 vite burg në total ish-zyrtarët e hipotekës së Korçës, të përfshirë në veprimtari kriminale dhe falsifikim të dokumenteve. Çështja penale, e përfaqësuar në gjykatë nga prokuroria Dhorina Theodhori dhe gjykuar nga gjyqtari i Korçës Besnik Shehu, ka përfunduar me dënimin e Ersild Gorarit, Arsidesa Hysit, Erjon Arifi, Eriston Ziu dhe Andrea Zallemit. Ndërsa për sa i përket ish-krye regjistruesit të Korçës, Lefton Bardho, është proceduar me pushimin e dosjes penale kundër tij, për shkak të mungesës së provave dhe dëshmitarëve.

Më konkretisht gjykata e Korçës ka dënuar me 4 vite burgim Ersild Gorarin, por duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, Gorari, është dënuar përfundimisht me 3 vite burgim dhe 3 vjet heqje të së drejtës për të mbajtur funksione publike.

Më 3 vite burg është dënuar dhe ish-zyrtarja e hipotekës Arsidesa Hysi, por me gjykim të shkurtuar ajo është dënuar me 2 vjet burgim dhe 3 vjet heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike. Gjithashtu me 3 vjet burgim është dënuar dhe Erjon Arifi, por duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, Arifi është dënuar me 2 vjet burgim dhe 3 vjet heqje të së drejtës për të mbajtur funksione publike. Eriston Ziu, është dënuar me 8 muaj burgim.

Sipas dosjes hetimore, Ersild Gorari, një punonjës i hipotekës së Korçës i vënë nën akuzë fillimisht, për “Shpërdorim detyre”, ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë dhe të tregojë të gjithë skemën e korrupsionit dhe falsifikimit të certifikatave të pasurive në hipotekën e Korçës.

Fillimisht çështja penale ka nisur kundër tij, por pasi punonjësi i hipotekës Gorari, është penduar dhe ka pranuar të flasë për prokurorinë, dosja penale është tërhequr nga gjykata e Korçës dhe çështja ka vijuar duke kryer një sërë veprimesh hetimore shtesë. Këtë herë në ndihmë të hetimit të prokurorisë ka qenë dhe dëshmia e punonjësit Ersild Gorarit, i cili në rrëfimin e tij ka dhënë të plotë skemën e korrupsionit që kryenin zyrtarët e hipotekës së Korçës.

Nga verifikimi në sistem është konstatuar se zyrtarët e hipotekës Korçë, pajisnin me certifikata pasurie, qytetarë të cilët nuk kishin aplikuar asnjëherë dhe s’kishin bërë ndonjë pagesë për këtë shërbim. Për më tepër që zyrtarët zhduknin nga arkiva e hipotekës regjistrat hipotekorë, duke i marrë me vete lokale dhe në shtëpi dhe ja lënë në dorë të personave të panjohur në rrugë e lokale, të cilët plotësonin certifikatat e pasurisë dhe firmosnin ato, duke e bërë më të vështirë zbardhjen e përgjegjësisë edhe nëse do kryhej ekspertim grafik i shkrimit. Hetimi ka zbuluar se kartelat e pasurisë janë konstatuar se në një pjesë të tyre ka ndërhyrje të bëra nga Ersild Gorari apo zv/kryeregjistruesja Arsidesa Hysi dhe në shumicën e rasteve, kartelat dhe certifikatat janë plotësuar fiktive, pa u regjistruar në sistem, raste që janë në një masë shumë të madhe.

Personat e dënuar

1. Ersild Gorari, dënohet me 4 vite burgim. Me gjykim të shkurtuar 3 vjet burgim dhe 3 vjet heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

2. Arsidesa Hysi, dënohet me 3 vjet burgim, por me gjykim të shkurtuar Hysi u dënua me 2 vjet burg dhe 3 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike

3. Erjon Arifi, dënohet me 3 vjet burgim, por me gjykim të shkurtuar përfundimisht është dënuar me 2 vite vite burgim dhe 3 vjet heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike.

4. Eriston Ziu dënohet me 8 muaj burgim për “Falsifikim dokumentesh”

5. Andrea Zallemi dënohet me 150 orë punë të detyruar në bashkinë Korçë.

6. Gjykata ka vendosur pushimin e çështjes për Leftjon Bardhon, për mungesë provash. Bardho, ish-kreu I hipotekës së Korçës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja