Inspektoriati Shtetëror i Ujërave ka gjobitur me nga 2 milionë lekë 5 subjekte që shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inertet në lumenjtë Mat, Vjosë, Shkumbin dhe Shushicë.
Subjekt penalizimi, kanë qenë kompanitë “Adolfi Konstruksion”, në Lezhë, “Halili” në Vlorë, “Biba X” në Elbasan, si dhe “General Beton” e “Ardian Aliaj”, kompani këto me qendër në Fier, të cilat shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inertet në lumin Vjosë.
Përmes një deklarate zyrtare, Inspektoriati Shtetëror i Ujërave iu bën thirrje kompanive në të gjithë vendin, që të marrin masa për t’u larguar sa më parë nga veprimtaria e shfrytëzimit të paligjshëm të inerteve dhe basene të lumenjve, pasi në rast konstatimi, do të merren masa administrative, sipas legjislacionit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com